Humbin part-time matura kusht per provimet me zgjedhje

Maturantët që nuk do të marrin katër provimet e maturës shtetërore nuk do të mund të konkurrojnë as për sistemin me kohë të pjeshme apo part-time. Atyre do t’u duhet të aplikojnë sërish vitin tjetër.
Nëse në vitet e mëparshme maturantët kishin të drejtë të aplikonin edhe vetëm me dy provimet e detyrueshme të maturës, tashmë, ata do të duhet t’i marrin të kartëta ato në datat e caktuara, pasi këtë vit nuk do të ketë as sezon vjeshte.
“Këtë vit maturantët nuk mund të kenë diplomë pa mbaruar të katër provimet, pasi kushti numër një i sistemit me kohë të pjesshme është i njëjtë me sistemin me kohë të plotë, i të pasurit në dorë të një diplome. Këtë vit ata nuk do të mund të marrin diplomën pa marrë të katër provimet. Kjo do të thotë që do të riprovojnë vitin tjetër”- tha Albano Zhapaj, drejtor në ministrinë e Arsimit.
Ndërkohë, burime pranë ministrisë së Arsimit thonë se kuotat këtë vit parashikohen të jenë edhe më të mëdha, por kjo, gjithmonë në sajë të propozimeve që do të bëjnë universitetet. Përsa i përket tarifave ato nuk kanë ndryshuar, por mund të pësojnë një rritje, vetëm në varësi të inflacionit.
Edlira Sulejmani