Libi Gadafi pranon planin e paqes

Nga tenda e tij në Tripoli koloneli Muamar Gadafi ka pranuar planin e paqes të Unionit Afrikan. Gadafi u takua me delegacionin e Unionit Afrikan në rezidencën e tij në Bab el-Azizija e pas diskutimeve mbi zhvillimin e luftës të filluar në 17 shkurt, qeveria e Tripolit pranoi propozimin për paqe.
Plani i Zumës nënkuptonte 4 kërkesa bazë, përfundim të dhunës, hapjen e një korridori humanitar, mbrojtjen e shtetasve të huaj dhe atë që presidenti afrikan e cilësoi si reforma politike që mbetet dhe pika më delikate e më e diskutuar e propozimit.
Presidenti i Afrikës së jugut, Jakob Zuma, bëri të ditur se Muamar Gadafi ka pranuar propozimin për përfundim të konfliktit tetë javor ndërsa i bëri thirrje NATO-s, të ndalë sulmet ajrore ndaj objektivave të qeverisë së Libisë, për t’i dhënë “një shans” armëpushimit ndërmjet forcave të Gadafit dhe kryengritësve, që kërkojnë përmbysjen nga pushteti të Gadafit.
Ndërsa Zuma është larguar tashmë nga Libia, anëtarët e tjerë të delegacionit janë në Bengasi, bastion i kryengritësve 1 mijë km në lindje të kryeqytetit. Tani, plani i propozuar që përfshin armëpushim dhe bisedime ndërmjet kryengritësve dhe qeverisë së Gadafit po diskutohet aty.
Kryengritësit paraprakisht kanë bërë të ditur se do të pranojnë vetëm përfundimin e sundimit 40-vjeçar të Gadafit, por qeveria është shprehur se Gadafi nuk do t’i pranojë kërkesat e kryengritësve për tërheqje.
Dalina Bitraku