Vasili: Mjekët e paaftë do të largohen nga detyra
"Ndërkohë, punonjësit e shëndetësisë, që janë të pakualifikuar dhe pa nivelin e duhur nuk do të kenë më vend në sistemin tonë shëndetësor," deklaroi të martën ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, gjatë tryezës së rrumbullakët për diskutimin e draft-strategjisë mbi çertifikimin e mjekëve, e mbajtur në Hotel Rogner.
"Ky kualifikim i detyrueshëm i vazhduar do të jetë pjesë e kontratave të punës në mënyrë ligjore dhe për të gjithë ata që nuk do të plotësojnë këtë pjesë të çertifikimit të dijeve të tyre në një periudhë kohe të caktuar, do të shkohet më tej me ndërprerjen kontratave të tyre dhe hapjen vend të të gjithë mjekëve të kualifikuar, të cilët ofrojnë shërbim cilësor ndaj pacientëve", tha Vasili.
Sipas tij, "ndryshe, do të jenë kërkesat për ata që shërbejnë në sistemin primar dhe ndryshe për ata që ofrojnë shërbimin në spitalet rajonale dhe qendrore". Pjesë e kontratës do të jetë dhe mënyra sesi do të verifikohen dijet e tyre. Vasili sqaroi se "është një sistem vlerësimi kompleks dhe jo vetëm me një element, por që në fund na thotë qartë që ky mjek e ka kualitetin e duhur për të shërbyer apo nuk e ka".
Këtij sistemi vlerësimi do t'i nënshtrohen mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, kushdo që punon në sistemin shëndetësor shqiptar.