E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia rinovon aviacionin luftarak

Japonia ka zgjedhur avionët luftarakë “stealth” të tipit “F-35” për të zëvendësuar modelet e vjetruara të ushtrisë së saj “F-4”.

Tokioja zyrtar njoftoi se do të blejë në total 42 avionë luftarakë nga gjigandi amerikan “Lockheed Martin”, në kuadër të një marrëveshjeje me vlerë 8 miliardë dollarë.

Modeli “F-35” u zgjodh mes modeleve të tjera si “Eurofighter Typhoon” dhe “Boeing F/A-18”, bëjnë të ditur agjencitë japoneze të lajmeve.

Njoftimi vjen në një moment pasigurie në rajonin aziatik, të shkaktuar nga vdekja e liderit koreano-verior Kim Jong il. Gjithashtu, në Japoni janë rritur shqetësimet për rritjen e fuqisë ushtarake të Kinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›