E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci,familjarët peticion Parlamentit: Hiqni imunitetin Mediut

TIRANE- Shoqata e Familjarëve të viktimave të Gërdecit protestuan sot pasdite para Parlamentit, duke kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit republikan Fatmir Mediu.

Protesta u zhvillua në kohën kur po niste seanca parlamentare. Ashtu sic kishin paralajmëruar familjarët kanë dorëzuar një peticion për heqjen e imunitetit të ministrit aktual të Mjedisit Fatmir Mediu.

Mediu u akuzua për shpërdorim detyre në dosjen e tragjedisë së Gërdecit, në kohën kur ishte ministër i Mbrojtjes. Më 15 mars 2008, nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve gjetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Por pak muaj më parë Gjykata e Lartë urdhëroi pushimin e cështjes ndaj tij, pasi Mediu mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit.

Kërkesa në formën e peticionit i është dorëzuar në formë të protokolluar Sekretarisë së Kuvendit të Shqipërisë

“Parlamenti të shqyrtojë kërkesën. Berisha të mbajë premtimin”- deklaroi Zamira Durda,gruaja e cila në shpërthimin e Gërdecit humbi djalin e saj të vogël Edisonin.

Pak ditë më parë familarët i kërkuan Prokurorisë së Përgjithshme rihapjen e dosjes ndaj Mediut.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›