E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja e kutive, Rama takon aleatët

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste mbledh sërish në një tryezë aleatët e majtë dhe të djathtë për strategjinë që do të ndiqet pas skadimit të afatit 10 ditor dhënë qeverisë për hapjen e kutive. Takimi nisi rreth orës 17. 30 minuta dhe ende vazhdon në ambientet e hotel Tiranës. Në një tryezë me kryetarin e partisë më të madhe në opozitë Edi Rama është ulur Skënder Gjinushi, kryetari I PSD-së, Spartak Ngjela, kryetari i Partisë “Ligj dhe Drejtësi”, Erion Veliaj, kryetari I Partisë G99, Paskal Milo, kreu I PDS-së, si dhe Ndre Legisi.

Takimi pason mbledhjen e zhvilluar sot në mesditë nga kryetari I PS-së Edi Rama me deputetët e grupit parlamentar të PS-së.

Kryetari i Partisë Socialiste zyrtarizoi sot në mesditë vendimin e opozites pas skadimit te afatit 10 ditor vene qeverise. Partia Socialiste do të vazhdojë rrugën e protestave me moton “Berisha hap kutitë, ose largohu”. Rama ftoi politikane dhe biznesmene ta padisin kryeministrin per shpifje.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›