Jashtë kandidimit gjykatësit e periudhës së diktaturës
20/04/2010 Presidenti mbledh grupin e punës për Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuesen
Megjithëse ligji i lustracionit nuk është miratuar, sërish ish-gjykatësit apo prokurorët e diktaturës nuk do të jenë në përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese apo dhe për vendet vakante të Gjykatës së Lartë. Presidenti i Republikës ka mbledhur dje në tryezë juristë dhe ekspertë ligjorë, të cilët do të përbëjnë dhe grupin e punës për përzgjedhjen e kandidaturave, që më parë do t’i dërgohen Kuvendit për miratim. Përpos kritereve të njohura që kandidaturat duhet të plotësojnë, Presidenti ka dhënë porosi të veçanta, sidomos në lidhje me pastërtinë e figurës së tyre, me qëllim që të shmangen dhe debate të tilla, siç u vunë re në përzgjedhjen e parë të kandidaturave për Gjykatën e Lartë. Një ndër to është që kandidati, qoftë për në Kushtetuese, qoftë për në Gjykatën e Lartë, të mos ketë marrë pjesë së paku në gjyqet politike para viteve ’90, pavarësisht se në detyrë mund të jetë që përpara viteve ’90. Kjo sepse, sidomos për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kërkohen kritere të veçanta si për sa i përket moshës, ashtu dhe pjekurisë e përvojë në profesion.
Pasi ka falënderuar ekspertët për gatishmërinë e tyre, Topi vuri në dukje se ky është një proces tejet i rëndësishëm jo vetëm për shkak të numrit të madh të vendeve vakante, por dhe për funksionin specifik që kanë këto dy gjykata. Nga ana tjetër Presidenti nuk la pa përmendur në fjalën e tij dhe rolin që ka politika dhe frymën e bashkëpunimit që duhet për këto emërime. “Për shkak të kësaj rëndësie, kam qenë i hapur dhe u kam bërë thirrje konstante partive parlamentare që t’i kushtojnë gjithë vëmendjen e duhur përmirësimit të klimës politike, me qëllim krijimin e një shtrati bashkëpunimi për këto emërime. Politika duhet të ruajë strukturën e shtetit. Ajo duhet të jetë e harmonizuar për gjëra madhore”, - tha Presidenti. Ndërkohë mësohet se në grupin e punës do të bëjnë pjesë Marjana Semini, drejtore e Shkollës së Magjistraturës; Artur Kalaja, kryetar i Unionit të Gjyqtarëve; Manjola Bejleri, kryetare e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve; prof. dr. Skënder Kaçupi, dekan i Fakultetit të Drejtësisë; prof. dr. Aleks Luarasi si dhe Maksim Haxhia, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.