Jashtëtokësorët ekzistojnë
Astrofizikani më i njohur në botë, Stephen Hawking, deklaroi në mënyrë të prerë dhe të sigurt se jashtëtokësorët ekzistojnë.
Ai theksoi se posedon argumente për këtë, por shtoi se “njerëzimi në asnjë mënyrë nuk duhet të krijojë lidhje me ta, sepse kjo do ishte shkatërruese për planetin tonë”.
Hawking, i konsideruar si numri një i fizikës në botë, prezanton përmes një dokumentari televiziv që do të shfaqet në “Discovery Channel”, mendimet e tij për format e jetës jashtëtokësore.
Në një univers me qindra galaksi e miliarda yje është e pamundur që toka të jetë i vetmi vend ku ka jetë, beson ai.
Britaniku 68 vjeçar, i cili jeton prej disa vitesh në një karrige me rrota dhe që komunikon përmes një sintetizatori vokal, njihet si një prej kozmologëve më të mëdhenj.
“Kontakti me jashtëtokësorët do të ishte shkatërrues. Ata do të shfrytëzonin tokën për burimet e saj dhe më pas do ta braktisnin”, tha Hawkings.
Duke ju referuar zbulimit të Amerikës në vitin 1492, Hawkings tha se jashtëtokësorët do të mund të kolonizonin tokën me anijet e tyre kozmike.
“Ne përballë tyre jemi tërësisht të pambrojtur. Nëse ndeshni një jashtëtokësor, kujdes! Mund të ketë një virus dhe ju nuk keni asnjë antitrup t’u mbrojtur”, këshillon Hawkings.