E Shtunë, 31 Tetor 2026

A po prishet koalicioni Berlusconi-Fini?

Në Itali ka tashmë disa ditë që po qarkullojnë spekulimet për fundin e koalicionit qeveritar të kryeministrit Silvio Berlusconi, por përplasja e fundit mes tij dhe liderit të Dhomës së Deputetëve, Gianfranco Fini, tashmë nuk mund të fshehët më.

Nga njëra anë, është Umberto Bosi ai, që paralajmëron “rënien vertikale të qeverisë” pa pasur asnjë hije dyshimi rreth vazhdimësisë së aleancës qeverisëse mes partisë “Populli i Lirisë” dhe asaj Liga Nord.

Pas përplasjeve të fundit mes Finit dhe kryeministrit, ky i fundit është takuar ditën e premte me Bosin pas përfundimit të mbledhjes së kabinetit qeveritar, pas të cilit Bosi paralajmëroi: “Jemi përballë një rënieje vertikale të qeverisë dhe me shumë mundësi dhe të aleancës. Unë jam sigurisht me negociatat, por elektorati i Liga Nord është tejet i zemëruar.

“Ne dëshirojmë reforma, partia ime kërkon reforma”, shtoi ai.

Fini u shpreh se një prej aspekteve që nuk i pëlqen në qeverisjen e tanishme është politika mbi emigracionin.

Ai kërkoi dinjitet për emigrantët me banim në Itali dhe për fëmijët e tyre, që nëpër shkolla nuk duhet të trajtohen si fëmijë të kategorisë së dytë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›