E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohet ambasadori i Britanisë në Jemen

Autokolona e ambasadorit të Britanisë në Jemen është sulmuar sot nga një sulmues vetëvrasës.

Gjatë sulmit humbi jetën vetëm sulmuesi vetëvrasës, ndërsa lëndime të lehta pësuan edhe dy kalimtarë të rastit.

Ndërkohë, ambasadori Timothy Achille Torlot doli i pa lënduar. Policia bllokoi vendin e ngjarjes dhe nuk lejoi afrimin e gazetarëve dhe fotoreporterëve.

Atentati ndodhi në lagjen "Nokom", pranë hotelit "Mövenpick", i frekuentuar nga shtetas perëndimorë.

Ky atentat ndodhi në momentin kur forcat jemenase të sigurisë vazhdojnë aktivisht përpjekjet për zhdukjen e rrjetit Al-Qaidës, që ka marrë përsipër përgjegjësinë për atentatet kundër ambasadave dhe objekteve të naftës.

Në fillim të janarit, ambasadat e Shteteve të Bashkuara, të Britanisë së Madhe dhe Francës janë mbyllur për shkak të kërcënimeve të Al-Qaidës për atentate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›