E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të interesuar për Brezovicën

Duke folur për Brezovicën, ish-shefi i AKM-së, Kirk Adams, tha se edhe njëri prej investitorëve më të shquar në botë në këtë lloj biznesi, e ka shprehur interesin për blerjen e kompleksit të skijimit në Brezovicë. Ai është Andy Daly, ish-presidenti i konglomeratit të skive, Resorts Colorado Vail.

Ai e vizitoi tri herë kompleksin turistik të skijimit në Brezovicë, midis viteve 2003 dhe 2004, por më pas në Kosovë ai është penguar në investimet e tij. Ambasada e Kosovës në Uashington, këtyre ditëve ka shfaqur një film të shkurtër dokumentar, në të cilin prezantohen mundësitë dhe kushtet për investime në Kosovë.

Në zyrat e Ambasadës së Kosovës, në Uashington dhe në sallën e “University Club”, ishin vendosur posterë me pamje nga bukuritë natyrore në Kosovës. Gjithashtu janë shpërndarë edhe broshura të cilat me foto dhe histori të shkurtër bëjnë promovimin e vlerave dhe të resurseve turistike të Kosovës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›