Ministri Duro; Na duhen shërbime sociale më cilësore
Shtëpia e Fëmijës, "Zyber Halluni", Qendra e Foshnjave "Bethani", Qendra e të Moshuarve dhe Qendra për Pritjen e Viktimave të Trafikut, u vizituan dje nga ministri i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro. Qëllimi i vizitave në këto qendra publike-sociale në Tiranë synoi njohjen e nivelit të shërbimeve përmes takimeve me punonjësit dhe përfituesit e tyre, si dhe kërkesave për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve. Në Shtëpinë e Fëmijës "Zyber Hallulli", ku trajtohen 45 fëmijë të moshës nga 6-15 vjeç, ministri Duro duke siguruar mbështetje për shërbime më cilësore për fëmijët, u shpreh se "që mbështetja jonë të jetë rezultative, duhet të mbështetet në kërkesat dhe nevojat e evidentuara nga ju dhe fëmijët që përfitojnë shërbimin". Stafi e njohu ministrin me investimet e bëra në qendër, ndërtimin e qendrës moderne sportive dhe me përpjekjet që bëhen për edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve. Ata kërkuan që të riformatohet struktura, duke e shndërruar në qendër moderne të tipit shtëpi-familje, për t'u ofruar fëmijëve kushte dhe mjedise të ngjashme me ato familjare. Ministri premtoi se në bashkëpunim me donatorët e interesuar, do të shikohet mundësia që të sigurohet fondi i duhur për investime për të transformuar mjediset në funksion të këtij shërbimi të ri. Në Qendrën "Bethani", ku u ofrohet shërbim foshnjave dhe fëmijëve të moshës deri në 6 vjeç, ministri i PCSSHB, Duro, bisedoi me personelin shqiptar dhe me vullnetarët amerikanë e kanadezë të saj, ku u njoh me kërkesat dhe punën e tyre. Në Qendrën e të Moshuarve, godina e rikontruktuar e të cilës u inaugurua nga Kryeministri Berisha më 1 tetor të këtij viti, ministri Duro u takua me të moshuarit dhe i siguroi se angazhimi i qeverisë dhe Ministrisë së Punës është maksimal. "Është detyrë dhe jo dëshirë e jona që t’u ofrojmë ju dhe të gjitha kategorive që trajtohen në qendra, shërbim cilësor, të bëjmë maksimumin për t’ju ofruar kushte optimale jetese, banimi, ushqimi dhe çlodhjeje".Të moshuarit vlerësuan punë e bërë nga personeli, falënderuan për vëmendjen në vazhdimësi nga strukturat shtetërore dhe u shprehën të kënaqur se rikonstruksioni i godinës, janë përmirësuar ndjeshëm kushtet e banimit. Ndërsa në Qendrën e Pritjes së Viktimave të Trafikimit, ministri Duro u njoh me kërkesën e të strehuarave për formim profesional dhe punësim, me qëllim integrimin sa më të mirë dhe të shpejtë. Ai siguroi se bashkë me Shërbimin Kombëtar të Punësimit, do ta plotësonin këtë kërkesë. Në ditët në vijim, ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro, do të vizitojë të tjera qendra shërbimesh në të gjithë vendin.
MASH: PS-ja gënjen
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e ka cilësuar si shpifje të radhës akuzën e Partisë Socialiste në lidhje me zbatimin e fondeve të saj në projekte. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhur me shpifjet e radhës së Partisë Socialiste i bën me dije opinionit publik se realizimi i fondeve të MASH gjatë 9-mujorit është realizuar në masën 65% ndaj planit vjetor dhe jo 37%, siç deklaron PS. Ndërsa buxheti total i arsimit për vitin 2009 ne krahasim me vitin 2008 nuk është ulur, por është rritur me 11.3%”, – deklaroi zëdhënësja Brikena Kollçinaku. Sipas saj, në bazë të kësaj rritjeje fondet për sektorët e veçantë, logjikisht, rriten dhe nuk ulen siç deklaron PS. Zëdhënësja deklaroi se fondi për arsimin bazë është rritur me 6%, për arsimin e mesëm me 2% dhe për arsimin profesional është rritur me 4%.