Të dielën starton Kupa e Shqipërisë
Kupa e Shqipërisë ngre siparin ditën e diel. Skuadrat e kategorisë së dytë dhe të tretë do të përballen me njëra tjetrën në një ndeshje të vetme mes tyre për të nxjerrë 6 ekipet që do të luftojnë me 32 ekipet më të mira të Shqipërisë për të fituar kupën. Faza paraeliminatore në strukturën e re të kupës ka të përfshira dy ndeshje, turi i parë dhe turi i dytë eliminator. Në turin e parë paraeliminator skuadrat janë ndarë në dy grupe me nga 12 ekipe. Të gjitha ekipet do të përballen në një ndeshje dhe në fund të 90 minutave të ditës së diel do të kualifikohen 12 skuadra. Këto 12 skuadra do të luajnë sërish së bashku dhe më 10 shtator do të dalin 6 ekipet që do të kualifikohen për të marrë pjesë mes 32 skuadrave që do të luajnë për të fituar kupën. Këtë sezon struktura e kupës është ndryshe nga sezonet e shkuara. Sektori i garave këtë herë ka ndryshuar mënyrën e të zhvilluarit të ndeshjeve të kupës. Një strukturë në formë piramide dhe me skemë të paracaktuar më parë ka bërë që garat të mos hedhin më short. Gjithsesi, e rëndësishme është që ditën e diel, 24 orë pas ndeshjeve të para të kategorisë superiore, do të luhet përsëri.
Turi i parë, 27.8.2006
Grupi i parë
Egnatia Skrapari
Iliria Olimpik Tiranë
Kukësi Olimpik Lushnjë
Dajti Clirimi
Policani Naftëtari
Veleciku Korabi
------
Grupi i dytë
Butrinti Këlcyra
Gramozi Pojani
Përmeti Memaliaj
Cakrani Albpetroli
Delvina Bylisi
Maliqi Domosdova
-------
Turi i dytë, 10.9.2006
Fituesja 1 Fituesja 6
Ftuesja 2 Fituesja 5
Fituesja 3 Fituesja 4