Java 10, Tirana – Shkumbini 2-0Tirana, që vazhdoi serinë e fitoreve nën drejtimin e trajnerit Alban Tafaj. Heroi i takimit Jetmir Sefa

Rrjetet sociale:
Falë dy golave të realizuar nga Jetmir Sefa në pjesën e dytë (52’ e 57’), Tirana mposhti në “Qemal Stafa” 2-0 Shkumbinin, që e nga ana e tij luajti nga minuta a 43-të me dhjetë lojtarë pas ndëshkimin me kartonin e dytë të verdhë e rrjedhimisht të kuq të mesfushorit Ilirjan Çaushaj.
Tirana, që vazhdoi serinë e fitoreve nën drejtimin e trajnerit Alban Tafaj, pas asaj me Vllazninë një javë më parë, duket se ka gjetur ritmin e duhur dhe grintën e kampiones në fuqi.
Me kapitenin Devi Muka të rikthyer në formën optimale, mesfushorin Julian Ahmataj të rilindur dhe anësorin Gjergji Muzaka në momentet e tij më të mira (Ahmataj e Muzaka ishin pjesë e kombinimeve në golat e Jetmir Sefës), Tirana regjistroi fitoren e 5-të në dhjetë javët kampionat.
Shkumbini nga ana e tij dëshmoi se jashtë Peqinit nuk e ka më rrezikshmërinë e nevojshme për një skuadër që kërkon pikë në transfertë ndaj skuadrave të mëdha.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 10
07.11.2009
13:30 Apolonia-Kastrioti 2-3
Shënues Sead Hadjibulic 28’, Albert Kaçi 56’/Orjand Abazaj 42’, Turdiu 63’, Robert Grizha 90’+1
14:00 Gramozi-Teuta 2-0
Shënues: Armando Sadiku 17’, 25’
14:00 Tirana-Shkumbini 2-0
Shënues: Jetmir Sefa 52’, 57’
08.11.2009
13:00 Flamurtari-Laçi
14:00 Skënderbeu-Vllaznia
09.11.2009
13:30 Besa-Dinamo
Numri i klikimeve - 292
E Shtune, 07 Nentor 2009