E Diel, 1 Nëntor 2026

Java 12, kreysfida Lushnja - BylisPragndeshja Lushnja-Bylis është mbërthyer nga polemika të forta midis dy kampeve. Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur një hetim

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Lushnja-Bylis është kryesfida e javës së 12-të të Kategorisë Superiore, pragndeshja e së cilës është mbërthyer nga polemika të forta midis dy kampeve për blerje-shitje ndeshjeje, aq sa ka detyruar edhe Federatën Shqiptare të Futbollit të nis një hetim për këtë çështje.

Lushnja dhe Bylisi kanë në gjirin e tyre dy nga golashënsuesit më të mirë të Kategorisë së Parë: Dorian Bubeqi (Lushnja, 9 gola) dhe Romeo Hamzaj (Bylis, 7 gola). Lushnja nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi, ndërkohë që Bylis ka humbur 2 të tilla në gjashtë ndeshje në transfertë.

Bylis kryson pas 11 javësh me 27 pikë, pesë më shumë se Lushnja e vendit të tretë, por fakti që takimi luhet në “Roza Haxhiu”, dhe Elbasani i vendit të dytë ka një përballje të lehtë me Skraparin e parafundit, i ka vendosur ballshiotët përpara një presioni jo të vogël përballë lushnjarëve, të cilët gjithashtu kanë ardhur nga Kategoria Superiore.

Në takimet e tjera, Kamza (vendi i 7-të) do të përballet me Sopotin (14), Pogradeci (3) do të luajë derbin e fqinjëve me Billisht Sport (11), Memaliaj (vendi i fundit) pret në shtëpi Partizanin (9), Burreli (8) pret Gramshin (10), Ada (5) do të luajë në Velipojë kundër Besëlidhjes (12). Turbina (13) pret në Cërrik Luftëtarin (7).

KATEGORIA E PARË
JAVA 12

1      Kamza      -       Sopoti
2     Pogradeci     -     Bilisht Sport
3     Lushnja     -     Bylis
4     Elbasani     -     Skrapari
5     Memaliaj     -     Partizani
6     Burreli     -     Gramshi
7     Ada     -     Beselidhja
8     Turbina     -     Luftetari

RENDITJA, JAVA 11
1       Bylis     11     27
2       Elbasani     11     23
3       Lushnja     11     22
4       Pogradeci     11     21
5       Ada     11     18
6       Kamza     11     18
7       Luftetari     11     15
8       Burreli     11     14
9       Partizani     11     14
10       Gramshi     11     13
11       Bilisht Sport     11     13
12       Beselidhja     11     12
13       Turbina     11     10
14       Sopoti     11     10
15       Skrapari     11     8
16       Memaliaj     11     7

Numri i klikimeve - 1791
  E Premte, 27 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›