E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, Pogradeci – Bylis 1-3Bylisi ia doli të mbajë kreun pas fitores 3-1 me Pogradecin në transfertë

Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) -  Bylisi ia doli të mbajë kreun pas fitores 3-1 me Pogradecin në transfertë, në takimin e vlefshëm për javën e 14-të të Kategorisë së Parë, edhe ose luajti për më shumë se 30 minuta me dhjetë lojtarë pas largimit të Amarildo Dimos.

Kopi Çerepi shënoi për Pogradecin më minutën e 19-të, por sulmuesi Romeo Hamzaj, golashënuesi më i mirë i Bylisit këtë sezon, barazoi shifrat në minutën e 55-të. Dimo (60’) realizoi golin e e avantazhit për ballshiotët e drejtuar nga Ilir Spahiu, tre minuta para se të largohej me karton të kuq në minutën e 63-të. Ish-lojtari i Partizanit dhe Besës, Romeo Hamzai mbylli llohgaritë në minutën e 88-të.

Për Bylisin, pretendentin kryesor për titull në Kategorinë e Parë, kjo ishte fitorja e 3-të në 5 përballje me Pogradecin (2 fitore). Bylisi u ngjit në kuotën e 34 pikëve, ndërkohë që Pogradeci (25 pikë) ia la vendin e katërt Adës (me golavertazh më të mirë).

KATEGORIA E PARE
JAVA 14
12.12.2009

Kamza-Luftëtari 4-1     
Pogradeci-Bylis     1-3
Lushnja-Skrapari 6-0   
Elbasani-Bilishti 2-1   
Memaliaj-Ada     0-1
Gramshi-Sopoti 3-0   
Turbina-Besëlidhja 3-1   
Burreli-Partizani 1-1

Numri i klikimeve - 917
  E Shtune, 12 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›