Java 14, Vllaznia – Kastrioti 1-0Vllaznia mori revanshin ndaj krutanëve ndaj të cilëve kishte humbur në fazën e parë 1-0.

Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Mesfushori Enkel Alikaj me devijimin e goditjes së lirë të ekzekutuar nga mbrojtësi Dritan Smajlaj në minutën e 37-të në portën e mbrojtur nga Arjon Mustafa , i dhuroi tri pikë të çmuara Vllaznisë së tij në fitoren minimale 1-0 ndaj Kastriotit, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të të Superligës.
Skuadra shkodrane luajti që nga minuta e 10-të me dhjetë lojtarë, pasi gjyqtari Enea Jorgji ndëshkoi me karton të kuq të riun e talentuar Djepaxhia.
Për Vllazninë kjo ishte fitorja katërt sezonale dhe tani ndodhet në vendin 9-të me 15 pikë, një më shumë se Skënderbeu i vendit të 10-të me 14 pikë.
Vllaznia mori revanshin ndaj krutanëve ndaj të cilëve kishte humbur në fazën e parë 1-0. Kjo ishte fitorja e 8-të e Vllaznisë në 17 përballjet historike me Kastriotin (3 fitore, 6 barazime).
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 14
12.12.2009
Shkumbini-Apolonia 3-0
Ilirjan Caushaj 6’ (p), Roland Dervishi 60’, Ilirjan Caushaj 62’
Tirana-Gramozi 1-1
Devis Mukaj 11’ (p)/ Marcos Dos Santos 52’ (p)
Teuta-Dinamo 1-3
Vangjel Mile 35’ (p)/ Bekim Kuli 9’, Rafael Soza 25’, Elis Bakaj 65’
13.12.2009
Flamurtari-Skënderbeu 1-1
Devis Mema 38’(p)/ Milaim Guerrib 78’
Laçi –Besa 0-0
Vllaznia-Kastrioti 1-0
Enkel Alikaj 37’
1 Dinamo 14 38
2 Besa 14 26
3 Tirana 14 22
4 Apolonia 14 21
5 Teuta 14 19
6 Shkumbini 14 18
7 Laçi 14 17
8 Kastrioti 14 16
9 Vllaznia 14 15
10 Skënderbeu 14 14
11 Gramozi 14 12
12 Flamurtari 14 11
Numri i klikimeve - 32
E Diele, 13 Dhjetor 2009