Java 18, Skënderbeu – Kastrioti 0-1

(ALBANIA SPORT) – Skënderbeu (në version Junior) humbi 0-1 në Korçë me Kastriotin e Krujës, në debutimin e trajnerit Andrea Marko, në një stadium të mbulura nga bora e të luajtur me top të kuq. Golin e vetëm të takimit e shënoi Orjand Abazaj në minutën e 38-të.
Skënderbeu pësoi humbjen e 8 në 17 ndeshje, duke u renditur tashmë në fundin e tabelës (15 pikë), por me një ndeshje më pak. Takimi i prapambetur Skënderbeu-Besa do të luhet ditën e mërkurë, më 27 janar.
Kastrioti me fitoren në Korçë, e dyta në 9 ndeshjet e zhvilluara në transfertë, parakaloi Laçin dhe tani me 22 pikë të grumbulluara ndodhet në vendin e shtatë.
Edhe në këtë ndeshje duhet theksuar se ekipet mbajtën një minutë heshtje në kujtim të legjendës Panajot Pano.
Kategoria Superiore
Java 18
24.01.2010
Flamurtari-Besa 1-0
Shënues: Ardit Shehaj 13’
Laçi-Teuta 0-0
Gramozi-Apolonia 1-0
Shënues: Klodian Semina 41’
Skënderbeu-Kastrioti 0-1
Shënues: Oriand Abazaj 38’
23.01.2010
Shkumbini-Vllaznia 2-1
Shënues: Fejzo Shënaj 34’ , Altin Grbovic 66’ / Ndriçim Shtubina 56’
25.01.2010
Tirana-Dinamo 18:00
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 24 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili