Miqësorja, “truku” i Irlandës së Veriut

(ALBANIA SPORT) – Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndërkombëtare me Irlandën e Veriut, të programuar më 3 mars 2010. Takimi do të luhet në “Qemal Stafa”, por nga mediat irlandezoveriore jepet edhe arsyeja se përse kundërshtarët tanë pranuan që të luanin në Tiranë.
Ishte vetë trajneri i Irlandës së Veriut, Najxhëll Uorthington, ai që kishte këmbëngulur që takimi të luhej në transfertë, kjo dhe për arsyen se skuadra e tij kishte fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet në transfertë.
Fitorja 3-0 e Irlandës së Veriut në San Marino në shkurtin e vitit të kaluar - edhe Shqipëria ka fituar po 3-0 më shtetin prej 22 mijë banorësh, më 16 gusht 2006, në kohën e Oto Bariçit me golat e Tares, Skelës e Lalës - është rasti i vetëm kur trajneri Uorthington ka fituar jashtë Belfastit qysh kur ai është në drejtim të Kombëtares së vendit të tij.
Me sfidën e madhe për të çuar për herë të parë Irlandën e Veriut në finalet e një Kampionati Europian, trajneri Uorthington -rinovoi kontratën edhe për dy vjet të tjera para pak ditësh - e di se pikët janë ato që duhet të mbledhë gjatë rrugës nëse ai do që ëndrra të bëhet realitet.
“Ne kishim edhe oferta të tjera për ndeshje, por asnjëra prej tyre nuk plotësonte ato që në dëshironim të plotësonim”, - thotë Rajmond Kenedi, presidenti i Federatës Irlandezoveriore të Futbollit.
“Kishte ekipe që dëshironin të vinin e të luani në Uindsor Park, por trajneri dëshironte të luante të luante jashtë dhe menduam se do të ishte më mirë të shkonim e të luanim diku tjetër.
Irlanda e Veriut mund të jetë një kundërshtar i mundshëm i Shqipërisë për eliminatoret e Kampionatit Europian, në shortin kualifikues të Euro 2012, që do të hidhet në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, më 7 shkurt 2010, pasi dy skuadrat ndodhen në vazo të ndryshme sipas stilimit që i ka bërë UEFA. Shqipëria ndodhet në vazon 5, ndërsa kundërshtari i 3 marsit, në atë 3.
“Ne mund të shortohemi me Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian, por ky nuk përbën një problem, pasi e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë dhe një test i mirë për ekipet që do të jenë në këto eliminatore”, - shton Kenedi.
“Ne mund të bënin më të mirën tonë duke zgjedhur një ndeshje që nga pikëpamja financiare mund të ishte më e leverdishme, por jo gjithmonë kjo mund të jetë e mundur, kështu që ju duhet të zgjidhni opsionin tjetër më të mirë të mundshëm që është i disponueshëm për ju. Ishte edhe mundësia që të organizonim një grumbullim me skuadrën, pro është më mirë të luash një ndeshje dhe t’i përfshish lojtarët në diçka më konkurruese”, - përfundoi bosi i futbollit në Irlandën e Veriut.
Shqipëria, sipas “Belfast Telegraph”, ka bërë përparime të dukshme në futbolli pas përfundimit të administrimit komunist të vendit.
Irlanda e Veriut nuk ka luajtur në Tiranë qysh nga fitorja 2-1 në shkurt të vitit 1993 (gol i Altin Rrakllit) , ndërkohë që takimi i fundit midis dy formacioneve – një fitore 1-0 për Shqipërinë, gol i Altin Haxhit – u luajt në Curih të Zvicrës, përshkak të turbulluriva të asokohe në Shqipëri.
Miqësorja
Irlanda e Veriut do të jetë zyrtarisht kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e 3 marsit, në “Qemal Stafa”. Takimi do te luhet pasi Kombëtarja jonë të njohë kundërshtarët e kualifikueseve “Poloni-Ukrainë 2012” pas shortit që do të hidhet më 7 shkurt 2010, në Varshavë. Miqësorja e fundit zyrtare e Kombëtares A është ajo kundër Estonisë në Talin (0-0, 14 nëntor), e zhvilluar menjëherë pas përfundimit zyrtar të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Në tri ndeshje miqësore me Josip Kuzhenë si trajner Shqipëria ka fituar kundër Qipros (6-1, rekord historik) dhe ka barazuar në dy të tilla: 1-1 me Gjerogjinë (në Tiranë) dhe 0-0 me Estoninë (në Talin).
BILANCI ME IRLANDËN E VERIUT
07.05.1965, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 4-1
Trajner: Zyber Konçi
Shënues: Robert Jashari
El.KB 1966
24.11.1965, Tiranë
Shqipëri-Irlandë V. 1-1
Trajner: Loro Boriçi
Shënues: Mehdin Zhega
El.KB 1966
15.12.1982, Tiranë
Shqipëri-Irlandë V. 0-0
Trajner: Shyqyri Rreli
El.Euro 1984
27.04.1983, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 1-0
Trajner: Shyqyri Rreli
El.Euro 1984
09.09.1992, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 3-0
Trajner: Bejkush Birçe
El.KB 1994
17.02.1993, Tirane
Shqipëri-Irlandë V. 1-2
Trajner: Bejkush Birçe
Shënues: Altin Rraklli
El.KB 1994
14.12.1996, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 2-0
Trajner: Astrit Hafizi
El.KB 1998
10.09.1997, Zyrih
Shqipëri-Irlandë V. 1-0
Trajner: Astrit Hafizi
Shënues: Altin Haxhi
El.KB 1998
Bilanci: 8 ndeshje; 1 fitore, 2 barazime, 5 humbje. Golaverazhi: 4-13. Golashënuesit e Shqipërisë: Robert Jashari, Mehdin Zhega Altin Rraklli, Altin HaxhiBurimi: Albania-sport.comE Shtune, 23 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili