Java 18, Flamurtari – Besa 1-0

(ALBANIA SPORT) – Flamurtari fitoi 1-0 me Besën, falë një goli të sulmuesit të talentuar Ardit Shehaj (13’). Ndeshja përveçse dy kartonëve të kuq, nga një për secilin ekip, Elton Gramit (45’+2, Flamurtari) dhe Alban Dragushës (85’ Besa) pati edhe momente qesharake, kur loja u ndërpre nga minuta e dytë shtesë për gati 15 minuta
Gjyqtari elbasanas Sadiku dha tre vendime të ndryshme per te njejtin rast: goditje këndi, penallti-goditje këndi, çka solli edhe reagimet e ashpër të dy stafeve, të cilat hynë në fushë, përfshirë dhe të deleguarit e FSHF-së.
Pas vendimit përfundimtar të Sadikut për goditje këndi, skuadra e Besës u largua pa u ekzekutuar goditja e këndit.
Gjithsesi, Besa e vazhdoi lojën në pjesën e dytë.
Duhet theksuar së ekipet mbajtën një minutë heshtje në kujtim të legjendës Panajot Pano.
Flamurtari u ngjit në kuotën e 18 pikëve. Besa pësoi humbjen e 3-të. Dinamo ka shansin që nëse fiton kundër Tiranës të hënën, atëherë diferenca midis saj e Besës do të shkonte në 15 pikë.
Kategoria Superiore
Java 18
24.01.2010
Flamurtari-Besa 1-0
Shënues: Ardit Shehaj 13’
Laçi-Teuta 0-0
Gramozi-Apolonia 1-0
Shënues: Klodian Semina 41’
Skënderbeu-Kastrioti 0-1
Shënues: Oriand Abazaj 38’
23.01.2010
Shkumbini-Vllaznia 2-1
Shënues: Fejzo Shënaj 34’ , Altin Grbovic 66’ / Ndriçim Shtubina 56’
25.01.2010
Tirana-Dinamo 18:00
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 24 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili