E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësore, Erzeni – Partizani 0-3

(ALBANIA SPORT) – Partizani fitoi 3-0 miqësoren me Erzenin e Kategorisë së Dytë, të luajtur në “Tofik Jashari” të Shijakut. Golat për formacionin e Skerdi Bejzades u shënuan Beqiri (14’), Karapici (22’) dhe Shala (40’). Për Partizanin luajti edhe Rrahman Hallaçi, blerja e fundit të të kuqve.

Në dy miqësoret e tjera gjatë përgatitores dimërore, Partizani fitoi 2-1 miqësoren me Olimpikun e Tiranës, skuadër që militon në Kategorinë e Dytë, Grupi i Veriut. Për të kuqtë e Skerdi Bejzades realizuan Klodian Asllani (55’) dhe Rezart Maho (70’).

Kundër Turbinës së Cërrikut, Partizani barazoi 2-2. Arbër Capa (nga goditja e lirë) dhe Qazim Buna (gjuajtje nga jashtë zone ) ishin dy autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Skerdi Bejzade. Partizani dhe Turbina militojnë në Kategorinë e Parë.

MIQESORET E PARTIZANIT

Partizani-Olimpik 2-1
Partizani-Turbina 2-2
Erzeni-Partizani 0-3
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 24 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›