E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refik Halili, padi agjentit Mançe

(ALBANIA SPORT) – Presidenti i Tiranës, Refik Halili, do të padisë në gjykatë agjentin e FIFA-s, Gëzim Mançe, menaxher i ish-futbollistëve të Tiranës, Eleandro Pema dhe Narciz Fish. Sipas bosit bardheblu, agjenti Mançe ka falsifikuar firmën e Fishit. Kjo sipas Halilit, është provuar nga një laborator kriminalistik.  Menaxheri kishte depozituar në FSHF një kërkesë për Fish, Abraham dhe Pema, ku pretendonte se lojtarët kishin rroga të prapambetura pa marrë. Komisioni i Apelit i dha të drejtë klubit të Tiranës, duke hedhur poshtë kërkesën e menaxherit. 

Burimi: Albania-sport.comE Diele, 24 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›