Shorti i eleminatoreve "Euro 2012", Shqipëria në grupin D

Shorti i eleminatoreve te Euro 2012 në Poloni dhe Ukraine ka rezultuar deri diku i favorshëm, për shpresat e Shqipërisë, për një kualifikim të mundshëm historik në finalet e një kampionati evropian. Kuqezinjtë e Josif Kuzhe janë shortuar në Grupin D së bashku me Luksemburgun, Bjellorusinë, Bosnje-Herzegovinën, Rumaninë dhe Francën.
Në vazot 4, 3 dhe 2 janë shmangur pothuaj të gjithë kundërshtarët më të
fortë, ndërsa kemi gjetur në grup, rivalë të fortë, por gjithsesi jo të
pakalueshëm. Nuk mund të pritej asgjë e mirë nga vazo e parë, ku
ndodheshin ekipet më të forta. Kështu, në Grupin D, Shqipëria do të ketë
vërtetë përballë ish-kampionët e botës dhe Europës, Francën, por edhe
Rumaninë, që nuk po kalon momente të mira forme, ndërsa do të luajmë
shanset tona kundër Bosnjes, Bjellorusisë e Luksemburgut.