Java 21, Kastrioti – Apolonia 1-1

(ALBANIA SPORT) – Apolonia morri një pikë të çmuar në transfertën e vështirë të Krujës, në barazimin 1-1 me Kastriotin. Sulmuesi serbi i Apolonisë, Mlladen Bërkiç, realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 18-të. Goli i shtatë sezonal për Bërkiçin. Kastrioti reagoi dhe falë cilësivë të sulmuesit Orjand Abazaj barazoi rezultatin në minutën e 32-të. Edhe për Abazajn ky ishte goli i tij i shtatë për kët sezon. Dy skuadrat vazhdojnë të jenë në barazim pikësh edhe pas javës së 21-të, tashmë nga 26 pikë. Ky ishte barazimi i katërt historik midis dy ekipeve në 14 ndeshje (4 fitore Kastrioti, 6 fitore Apolonia). Në fazën e parë Kastrioti fitoi në “Loni Papuçiu” 3-2 duke sjellë edhe largimin e ish-trajnerit boshnjak të Apolonisë, Esad Karishik.
Kategoria Superiore, Java 21,
Kastrioti-Apolonia 1-1
Shenues: Abazaj 32’ /Berkic 18’
Burimi: Albania-sport.comE Shtune, 13 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili