Java 18, Bylisi, diktatori i se Pares

(ALBANIA SPORT) – Bylis e rriti diferencën në 9 pikë nga ndjekësit më të afërt, Lushnja dhe Elbasani (një ndeshje më pak, pas fitores së pastër 3-0 Burrelin në “Adush Muça” të Ballshit. Romeo Hamzaj, me dy golat e tij në minutat 20 dhe 33, është edhe heroi i formacionit ballshiot.
Ish-lojtari i Partizanit dhe Besës u barazua me gola me Dorian Bubeqin e Lushnjës, tashmë në kuotën e 12 golave. Golin e tretë për kryesuesit e Kategorisë së Parë e shënoi Ermal Gega në minutën e 70-të. Loja në Ballsh u ndërpre për disa minuta gjatë zhvillimit të takimit pasi të delegati i FSHF-së vuri e se mungonte në stadium makina e ambulancës.
Në takimet e tjera, Ada fitoi 1-0 me Lushnjën në Velipojë, duke marrë edhe revanshin e humbjes 2-0 në fazën e parë me verdhejeshilët e Artan Banos. Golin e vetëm të takimit e shënoi Nevian Cani në minutën e 5-të. Shytani i Adës humbi edhe një penallti në këtë takim kur sferën e dërgoi jashtë katërkëndëshit të mbrojtur nga portieri lushnjar Mikel Spaho.
Partizani regjistroi një fitore me vlerë në Librazhd, duke fituar 2-0 me Sopotin. Dy golat me vlerë trepikeshë e të realuzuar në pjesën e dytë mbajnë firmat e Rezart Mahos (49’ dhe 69’).
Besëlidhja e Gramshi ndanë nga një pikë në barazimin befasues në “Brian Filipi” të Lezhës. Sokol Toma shënoi me penallti në minutën e 45-të, çka solli tensionimin e situatës dhe largimin me karton të kuq të trajnerit të Gramshit, Luan Deliu. Barazoi për gramshiotët Budurri në minutën e 85-të.
Dy takimet e tjera të programuara për ditën e shtunë, Turbina-Elbasani në Cërrik dhe Bilishti Sport-Skrapari në Bilisht u shtynë për shkak të kushteve të papërshtatshme të terreneve.
Të dielën do të luhen ndeshjet e tjera të javës së 17-të të Kategorisë së Parë, Luftëtari-Memaliaj dhe Kamza-Pogradeci.
KATEGORIA E PARE
Java 18
13.02.2010
Ada-Lushnja 1-0
Shënues: Cani 5’
Bylis-Burreli 3-0
Shënues: Hamzai 20', 33', Gega 70'
Besëlidhja-Gramshi 1-1
Shënues: Toma 45’ / Budurri 85’
Sopoti-Partizani 0-2
Shënues: Maho 49’, Maho 69’
Turbina-Elbasani (e shtyrë)
Bilishti-Skrapari (e shtyrë)
Të dielën
Kamza-Pogradeci
Luftëtari-Memaliaj Burimi: Albania-sport.comE Shtune, 13 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili