FRAKSIONIMI I PANDALSHëM I KORPUSIT SOCIO-POLITIK
Para dy ditësh, edicionet informative të të gjitha televizioneve njoftonin mes të tjerash edhe mbi mbledhjen e një Unioni të Gjyqtarëve të Republikës, në të cilën iu dha mbështetje Gjykatës Kushtetuese lidhur me qëndrimin ndaj ligjit mbi lustracionin e në të cilën u ngrit zëri për paga më të larta brenda kategorisë. Siç shihet, objekti i diskutimeve mes tyre nuk ka të sharë. Në anën tjetër, është gjë e bukur të ballafaqohesh me kuturisjen solidare të gjyqtarëve në mbrojtje të dinjitetit të tyre e në mbrojtje të legalitetit në këtë republikën tonë. Por të bënte përshtypje edhe diçka tjetër, e cila me siguri nuk u ka shpëtuar syve të vëmendshëm: Unioni në fjalë është struktura e dytë e organizimit vullnetar e sindikal të gjyqtarëve. Krahas Unionit të kryesuar nga Artur Kalaja, gjyqtar i Gjykatës së Apelit, Tiranë, është dhe Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë, e kryesuar nga Manjola Bejleri, gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Tiranë. Është për të ardhur keq? Jo domosdoshmërisht e jo apriori, pasi disa shoqata të ndryshme brenda së njëjtës kategori mund të qëllojë të kenë motivime e frymëzime të ndryshme e komplementare në shërbim të një kauze. Por në rrethanat konkrete është për të ardhur keq që ç‘ke me të; është për të ardhur keq, pasi këto nuk janë shoqata alternative: kanë funksion e mision të njëjtë; është për të ardhur keq pasi, ndonëse kanë lindur në mënyrë paralele e pavarësisht nga sho-shoqja, nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të bërtitur arsyet e të qenit së bashku, gjë që do të shërbente si një mënyrë për ta bërë më kompakt e më aktiv të gjithë komunitetin e gjyqtarëve. Duke qenë se ka sa të duash gjyqtarë që nuk bëjnë pjesë as në njërën, as në tjetrën, nuk është çudi që nesër të dalë një shoqatë e tretë, e katërt, e pestë, duke imituar kështu në mënyrën më të pashijshme atë që ka ndodhur në botën politike (në këtë mes nuk është çështja te fraksionimi kinse fiziologjik i jetës politike, gjë që duket te dhjetëra partitë që ekzistojnë, por edhe te fraksionimi i fraksioneve; ka ardhur puna që kemi pasur disa parti brenda partive të Pollos, të Ndokës, të Xhuvelit, të Cekës, të Gjinushit, etj), në botën sindikale (kemi sindikata të pafundme, të cilat nuk e çojnë në mendje komunikimin me njëra-tjetrën), në botën e gazetarëve (edhe këtu kemi disa shoqata, të cilat ekzistojnë de jure, por nuk ekzistojnë de facto), etj, etj.
Kemi të bëjmë me fenomenin e kioskëzimit të transferuar nga realiteti i ekonomisë së tregut në realitetin socio-politik. E kush nuk i mban mend se si mbinë fillimisht kioskat, në krye të herës një atje e një këtu, por pak më pas u bënë bythë më bythë në të gjitha zonat urbane të Shqipërisë? Në fakt, nuk ka nevojë të shtrydhim kujtesën, pasi ky fenomen vijon edhe sot e kësaj dite në forma të tjera. Kush ka udhëtuar shpesh në autostradën Tiranë-Durrës ka mundur me siguri të vërë re se përgjatë kësaj rruge, në të dy anët e saj, janë ngritur me dhjetëra distributorë karburanti. Thonë se janë nja pesëdhjetë, d.m.th më shumë se një për kilometër. Po kaq janë dhe motelet e restorantet. Edhe në rrugët e tjera nacionale gjendja është po kjo.
Edhe po t‘u ikim rrugëve nacionale, kioskëzimi vijon me të njëjtën forcë e intensitet brenda qyteteve. Përgjatë të njëjtave rrugë, shpeshherë ngjitur e ngjitur, mund të të zërë syri dyqane veglash e materialesh ndërtimi, dyqane perdesh, bar-kafe, restorante, qendra estetike e berberana, furra buke, fast-food-e, internet-kafe, birrari, klube nate, dyqane fruta-perimesh, këpucësh, plaçkash, bulmeti, mobiliesh, argjendarish, etj., etj. Ja, kjo është bota e atomizuar e ekonomisë shqiptare, e cila është përcjellë e përcillet sot e gjithë ditën edhe në lëmin social e kulturor, ku hasim një numër të pafundëm gazetash, televizionesh, radiosh, shtëpish botuese e shtypshkronjash, shkollash e universitetesh private; hasim gjithashtu më shumë se një "Big Brother", më shumë sesa një festival kënge, më shumë sesa një konkurs të miss-eve shqiptare, e të njëjtin program në më shumë sesa një televizion (rubrika sportive, emisione mëngjesi, vox populi, talk-show të të njëjtit format të mërzitshëm, etj), e kështu me radhë.
Fraksionimi i botës së tregut dhe replikimi banal i iniciativave sipërmarrëse, programet televizive që lindin e ekzistojnë si klone të sho-shoqes, copëtimi (monade-izimi, do të thosh Leibniz-i) i korpusit socio-politik, nuk mund të mohohen e nuk mund të jenë pa lidhje me njëra-tjetrën, s‘ka gjë se mund të shpjegohen në disa mënyra (fjala vjen, me mungesën e guximit për të eksperimentuar, me ngasjen për të imituar në mënyrë përtace, me ngasjen për të fituar sa më shpejt e sa më lehtë, me ngasjen për pak protagonizëm, me shijet tona jo fort të stërholluara, me natyrën tonë jo fort kooperative, me papërgjegjshmërinë e politikës e të qeverive, etj). Dhe të vjen keq që kjo dukuri nuk shkon deri atje sa të pjellë edhe më shumë kinema, librari, biblioteka, muzeume, ekspozita e galeri artesh, teatër e trupa teatrore, e gjëra të tjera të kësaj natyre. Por në fakt, nuk ka si të shkojë, pasi iniciativa të tilla nuk prodhojnë pará, nuk të afrojnë me qendrat e pushtetit, nuk të japin forcë e protagonizëm mass-mediatik. Iniciativa të tilla të sjellin vetëm kokëçarje.
Post Scriptum: Për të shkruar këto rreshta nuk u bë shkak thjesht lajmi mbi mbledhjen e Unionit të Gjyqtarëve; as prania e bezdisshme dhe e frikshme e bar-kafeve e distributorëve të naftës nëpër rrugët e qyteteve apo nëpër rrugët e vendit; as paralelja disi e sforcuar për t‘i lidhur që të dyja këto dy gjëra. Më së fundmi u nxita të shkruaja, teksa isha ulur e po bisedoja një copë herë me një mikun tim te lokali "Friends & Books House". Është nga të paktat nisma, që i kanë ikur cliché-së. Duket old-fashioned, por është i tëri new-fashioned. Paradoksalisht, është e vetmja gjë e pareplikuar në këtë metropolin tonë të mbushur me parti, shoqata, gazeta, televizione, programe, kafene, restorante, pub-e, që aq shumë ngjajnë me njëra-tjetrën.