Java 23, Bylisi... historia vazhdon

www.albania-sport.com - Bylis nuk njeh kundërshtarë në Kategorinë e Parë, duke mposhtur Luftëtarin 1-0 në javën e 23-të, falë një penalltie të fituar nga Dimo dhe të shndërruar në gol nga Hamzaj në minutën e 63-të. Bylis u ngjit në kuotën e 59 pikëve, duke regjistruar në 23 javë: 19 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.
Elbasani fitoi 3-0 në transfertën e Memaliajt: Kuçi 17’, Raboshta 60’, Merxha 65’. Elbasani përkohësisht ndodhet në vendin e dytë, me 46 pikë, duke pritur ndonjë hap fals të Lushnjës në Burrel.
Kamza fitoi 1-0 në Gramsh: Lame shënoi në minutën e 28-të, duke u ngjitur në vendin e katërt.
Skrapari fitoi 3-1 në shtëpi me Adën: Pjetërnika, 38’, Brata 48’, Begolli realizuan për vendasit. Cani (76’) shënoi golin e nderit për Adën, që hedh një hap fals në luftën për vendin e katërt, tashmë të kapur përkohësisht nga Kamza, në pritje të ndeshjes së Partizanit kundër Pogradecit.
Sopoti e Turbina ndanë nga një pikë në barazimin pa gola midis tyre.
Të dielën luhen Burreli-Lushnja dhe Bilishti Sport-Besëlidhja, ndërsa të martën, Partizani-Pogradeci.
Kategoria e Parë
Java 23
Gramshi-Kazma 0-1
Lame 28’
Memaliaj-Elbasani 0-3
Kuçi 17’, Raboshta 60’, Merxha 65’
Bylis-Luftëtari 1-0
Hamzaj 63’
Skrapari-Ada 3-1
Shënues: Pjetërnika, 38’, Brata 48’, Begolli 85’/ Cani 76’
Sopoti-Turbina 0-0
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 27 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili