Java 26, Apolonia – Tirana 1-2

www.albania-sport.com - Trajneri Sulejman Starova e nisi me fitore aventurën e tij të tretë te Tirana, me një fitore 2-1 me Apoloninë në transfertën e “Loni Papuçiut”. Sebino Plaku shënoi një gol të shpejtë në minutën e shtatë, ndërkohë që Gjergji Muzaka dyfishoi shifrat 32-të. Apolonia shënoi golin e nderit në minutën e 82-të falë një penalltie të realizuar nga sulmuesi më i mirë i saj, serbi Mlladen Bërkiç. Ndërsa Tirana u rikthye te suksesi pas tri humbjeve rresht, Apolonia, tashmë ndodhet në vendin e tretë nga fundi, duke rrezikuar jo pak, pasi ndodhet vendin e 10-të me vetëm një pikë më shumë se Kastrioti. Kjo ishte fitorja e 52-të e Tiranës në 71 përballje historike me Apoloninë (14 fitore, 5 barazime).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 02 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili