E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 26, Vllaznia – Besa 2-0

www.albania-sport.com - Vllaznia e Edi Martinit vazhdoi rrugëtimin e saj në pistën “3 pikë” pas fitores së radhës kundër Besës me dhjetë lojtarë nga minuta e 18-të, me një fitore të pastër 2-0 në “Loro Boriçi”. Elvis Kraja në minutën e 15-të dhe Ndriçim Shtubina në të 65’ i dhuruan Vllaznisë fitoren e 10-të sezonale dhe konsolidimin e vendit të gjashtë (36 pikë). Golashënuesi më i mirë i Besës, Daniel Xhafaj (12 gola) u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 18-të pas një veprimi të shëmtuar ndaj kosovarit Liridon Leci, ish-lojtar i Besës në pjesën e parë të sezonit. Për Besën e vendit të dytë (40 pikë), kjo ishte humbja e katërt radhazi, duke shfaqur dukshëm një krizë rezultatesh. Kjo ishte fitorja e 60-të e Vllaznisë në 133 ndeshje me Besën (40 fitore, 33 barazime).

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 02 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›