Java 26, Flamurtari – Dinamo 2-1

www.albania-sport.com- Migen Memelli, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, ndihmoi Flamurtarin të arkëtojë tri pikë të tjera të çmuara në betejën për të mos rënë nga Kategoria Superiore, në fitoren 2-1 të vlonjatëve ndaj liderit të kampionatit, Dinamos. Njazi Lena hapi serinë e golave në minutën e 21-të për Flamurtarin, përpara se Migen Memelli, autori i dy golave në fitoren 2-1 ndaj Besës, të dyfishonte rezultatin në minutën e 40-të në portën e mbrojtur nga Hoxha. Goli i tetë sezonal i ish-sulmuesit të Tiranës, që tashmë kur kanë mbetur edhe shtatë javë për tu luajtur ndodhet me pesë gola më pak se lideri Elis Bakaj (13 gola). Dinamo po përjeton një seri negative, teksa fitorja e fundit e kampionëve të padiskutueshëm daton në javën e 23-të (1-0 ndaj Gramozit). Gjithsesi, diferenca e bluve me Besën e vendit të dytë, mbeti sërish 18 pikë, pasi kavajasit humbën me Vllazninë në Shkodër. Kjo ishte fitorja e 27-të e Flamurtarit në 119 ndeshje historike me Dinamon (65 fitore, 27 barazime).
KATEGORIA SUPERIORE
Java 26
02.04.2010, 15:00
Apolonia-Tirana 1-2
Shënues: Mladen Brkic 82’ (p) /Sebino Plaku 7’, Gjergji Muzaka 32’
Shkumbini-Gramozi 2-1
Shënues: Viktor Gjyla 11’, Ilirjan Çaushaj 54’(p) / Bledar Hoti 30’,
Flamurtari-Dinamo 2-1
Shënues: Njazi Lena 21’, Migen Memelli 40’/ Rafael Soza 49’
Vllaznia-Besa 2-0
Shënues: Elvis Kraja 15’, Ndriçim Shtubina 65’
Kastrioti-Skënderbeu 1-2
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 02 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili