Të etur për kupë

Pas përfundimit të pjesës së rregullt të kampionatit, fundjava është e rezervuar për fazën finale të ndeshjeve të Kupës së Kosovës në basketboll. Qyteti i Mitrovicës kësaj radhe do të jetë mikpritës i këtij kompeticioni të çmuar, ku Sigal Prishtina synon që ta fitojë këtë trofe për herë të gjashtë radhazi, por aspak prapa nuk mbeten as tre pretendentët tjerë: Bashkimi, Trepça dhe Peja.
Pikërisht, në gjysmëfinale, prishtinasit do të luajnë me Bashkimin, një finale para finales kjo. Kapiteni i bardh e kaltërve, Edmond Azemi beson në potencialin e shokëve të tij të skuadrës, që tashmë janë bërë specialistë të Kupës së Kosovës.
“Unë gjithmonë jam optimist, i besoj ekipit, pasi tashmë jemi bërë si një familje. Është kthyer Arbeni dhe jemi përforcuar me lojtarë, andaj nëse e japim maksimumin dhe e luajmë lojën tonë të shpejtë dhe agresive në mbrojtje, nuk do ta kemi problem për ta fituar kupën. Sigurisht, gjasat tona janë 50 me 50 me Bashkimin, i cili është përforcuar mjaft dhe ka fondin më të madh të basketbollistëve. Ne jemi përgatitur dhe në Mitrovicë shkojmë për ta fituar sërish kupën”, tha ‘Edo’.
Mirëpo, ekipi më i përforcuar sivjet në TechnoMarket Superligë, Bashkimi, s’e ka ndërmend ta lëshojë këtë mundësi. Ekipi Portokalli tashmë është kompletuar dhe synon kupën pas një periudhe të gjatë.
“Besoj se kësaj radhe do ta fitojmë këtë trofe, pasi në skuadër kanë arritur Muhamet Thaçi dhe Ersid Luca, që ishin të lënduar. Do të luajmë në teren neutral, kështu që gjithçka është e mundshme, edhe pse në gjysmëfinale luajmë me Prishtinën. Ne shkojmë në Mitrovicë me bindjen që do të jemi të suksesshëm”, tha kapiteni i Bashkimit, Artan Kurti.
Edhe Trepça është e etur që ta fitojë Kupën e Kosovës, pas një periudhe mjaft të gjatë. Bile, mitrovicasit e shohin edhe më afër këtë trofe pasi do të luajnë në parket të tyre. Ata fillimisht në gjysmëfinale do të kenë punë me Pejën. “Duke e pasur parasysh faktin se jemi komplet dhe luajmë përpara tifozëve tanë, që do të na përkrahin, synojmë që njëherë të shkojmë në finale. E më pas, sigurisht, do të mundohemi që kësaj radhe kupa të mbetet në Mitrovicë”, tha talenti i mitrovicasve, Drilon Hajrizi.
Edhe pse vlerësohet si ekip me më pak gjasa për ta fituar Kupën e Kosovës, Peja nuk dorëzohet lehtë. Verdhezinjtë do t’i përdorin të gjitha forcat e mundshme për t’u kthyer në shtëpi me këtë trofe. “Njëherë duhet ta kalojmë gjysmëfinalen. Ne jemi përgatitur mirë dhe nuk luan rol aspak terreni ku do të luajmë. Si çdo sportist, edhe ne jemi optimistë se do ta rrëmbejmë Kupën e Kosovës”, u shpreh kapiteni i pejanëve, Valdet Grapci.
Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen të premten, ndërsa finalja është planifikuar për t’u luajtur të dielën në orën 21 00. Këtë vit, Kupa e Kosovës do të zhvillohet në Palestrën e Sporteve “Minatori në Mitrovicë.
Kupa e Kosovës
Gjysmëfinalja Ora
S. Prishtina-Bashkimi 17:00
Trepça-Peja 20:00