Ramadan Ndreu jep dorëheqjen nga Kastrioti

www.albania-sport.com - Ramadan Ndreu dha dorëheqjen nga skuadra e Kastriotit pas humbjes në ndeshjen kyçe me Skënderbeun (2-1) në javën e 26-të të Superligës, një prej rivalëve direkt për mbijetesë në Kategorinë Superiore. Sipas teknikut të krutanëve, dorëheqja e tij vinte pas mosimpenjimit të lojtarëve në sfidën me korçarët.
Ndreu, i ndëshkuar dy herë nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, për të mos drejtuar në bankinë skuadrën e tij, herën e parë 10 javë (u reduktua më pas në 5 javë nga Apeli) dhe herën e dytë dy javë, është trajneri i 15-të që jep drejtimin nga një skuadër e Superligës.
Pasuesi i tij në stolin e Kastriotit do të jetë trajneri i 23-të që do të ulet këtë sezon në bankinën e vetëm 12 skuadrave të Superligës, ku rekordin e mban Tirana, me pesë lëvizje në stafetën 26 javëve të zhvilluara: Lonçareviç-Tafaj-Dede-Muka-Starova.
Për momentin janë vetëm tre ekipe nga 12 skuadra që ka Superliga që nuk i kanë ndryshuar trajnerët: Dinamo (Shkëlqim Muça), Besa (Shpëtim Duro) dhe Laçi (Stavri Nica), tre skuadrave që ndajnë vendet 1-3 në renitje. Gjithsesi, bankina e Shkëlqim Muçës është në dyshim, dhe po e lëkundur duket edhe ajo e Shpëtim Duros te Besa.
SUPERLIGA 2009-2010
LËVIZJET E TRAJNERËVE
Tirana (5 trajnerë): Ilija Lonçareviç (nga java 1-6); Alban Tafaj (nga java e 7-18): Nevil Dede (nga java 19), Devi Muka (nga java 20-25), Sulejman Starova (nga java 26)
Shkumbini (3): Gugash Magani (nga java 1-2); Kristaq Mile (nga java 3-15). Përparim Daiu (nga java 16)
Skënderbeu (3): Gerti Haxhiu (nga java 1-17); Andrea Marko (nga java 18-19); Mirel Josa (nga java 21)
Vllaznia (3): Hasan Lika (nga java 1-5); Roland Luçi (nga java e 6-të); Edi Martini (nga java 18)
Apolonia (2): Esad Karishik (nga java 1-10); Hasan Lika nga java e 11-të.
Flamurtari (2): Eqerem Memushi (nga java 1-4); Gugash Magani (nga java e 5-të)
Gramozi (2): Ilir Qirjako (nga java 1-5); Agim Canaj (nga java e 6-të).
Teuta (2): Mirel Josa (nga java 1-19) Ylli Shehu (nga java 20)
Kastrioti (2): Ramadan Ndreu (nga java 1-26). Trajneri i ri???
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 02 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili