E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 3, fiton Partizani, ndalet BylisLushnja kryeson me 7 pikë, e ndjekur nga Elbasani (6, një ndeshje më pak), Partizani (6) e Bylis (6).

Publikoje ne:

Partizani fitoi bindshëm 3-1 me Sopotin e Librazhdit në javën e tretë të Kategorisë së Parë, një takim i ndjekur në “Selman Stërmasi” të presidentit Albert Xhani. Për të kuqtë e Eduard Zhupës shënuan në pjesën e parë: Arjan Sheta (28’), Skerdi Bejzade (32’) e Artan Karapici (36’). Për miqtë nga Librazhdi golin e flamurit e shënoi Marildo Lezi (65’).

Burreli fitoi 1-0 me Bylisin, falë një goli të Zenel Radajt, që “shijoi” përveç kënaqësisë të çuarit topit në rrjetë edhe ndëshkimin me karton të kuq nga gjyqtarit tiranas Rama.

Elbasani fitoi 1-0 me Turbinën e Cërrikut me një gol të realizuar nga shkodrani Jasmin Rraboshta (30’).

Gramshi e Besëlidhja ndanë nga një pikë në barazimin 1-1: Gabriel Auia (40’) për gramshiotët dhe Sokol Toma 47’) për lezhjanët ishin dhe autorët e golave.

Skapari fitoi 1-0 në shtëpi me Bilisht Sport. Golin e vetëm të takimit e realizoi Andi Lame.

Memaliaj e Luftëtari u ndanë në barazim 1-1. Shënoi i pari Xhargalliu, ndërsa për memaliotët barazoi Bullgari. Lushnja fitoi 2-0 me Adën.

Takimi Pogradeci-Kamza do të luhet të hënën në stadiumin e Korçës.
 
Lushnja kryeson me 7 pikë, e ndjekur nga Elbasani (6, një ndeshje më pak), Partizani (6) e Bylis (6).

KATEGORIA E PARë
JAVA 3, 12.09.2009
Ora: 16:30

Lushnja-Ada         2-0
Elbasani-Turbina     1-0
Memaliaj-Luftëtari     1-1
Burreli-Bylis         1-0
Gramshi-Besëlidhja     1-1
Partizani-Sopoti     3-1
Skrapari-Bilisht S     1-0

Të hënën, 14.09.2009
Pogradeci-Kamza     (Korçë)

E Shtune, 12 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›