Fitojnë “Macet e zeza” të kapitenit CanaMesfushori-mbrojtës i Kombëtares shqiptare shfaqi grintën e tij të zakonshme para 40 mijë shikueve në “Stadiumin e dritës”

Publikoje ne:
Sandërlendi i kapitenit shqiptar, Lorik Cana, arriti një fitore të bujshme 4-1 kundër Hull Sitit në Premier League. Mesfushori-mbrojtës i Kombëtares shqiptare shfaqi grintën e tij të zakonshme para 40 mijë shikueve në “Stadiumin e dritës”, dhe në minutën e 44-t u ndëshkua me karton të verdhë.
Ish-kapiteni i Marsejës ka pasur shumë punë në bllokimin e ofensivës së Hull Sitit dhe është shumë i përmendur në kronikën e ndeshjes për duelet e tij me Stephen Hunt, Bernand Mendin, Deiberson Geovani apo Jan Vennegoor of Hesselink.
Për Sandërlendin, Bent shënoi dy gola (njërin me penallti), Reid dhe Zajate (autogol), për Hullin realizoi po Zajate.
Sandërlend pas pesë javëve ka grumbulluar 9 pikë (ndodhet në vendin e gjashtë), duke shfaqur bindshëm pretendime për një vend në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm.
E Shtune, 12 Shtator 2009