E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 31, Flamurtari- Apolonia 1-0

www.albania-sport.com - Flamurtari duhet t’i ngrejë një monument sulmuesit Migen Memelli, pasi pogradecari shënoi golin e fitores minimale 1-0 ndaj Apolonisë në një ndeshje me shumë atmosferë e përgjegjësi në Vlorë. Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar realizoi me penallti në minutën e 49-të, duke shënuar edhe golin e tij të 13-të sezonal dhe tani është me dy gola më pak se Mlladen Bërkiç (15, Apolonia) e një gol më pak se Daniel Xhafaj (14, Besa). Fitorja (e 12-ta sezonale) e ngjiti Flamurtarin në kuotën e 44 pikëve, duke fiksuar vendin e 6-të, ndërkohë që humbja e Apolonisë (e 13-ta sezonale) e la ekipin fierak në vendin e parafundit.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 31, 30.04.2010, 14:00

Dinamo-Laçi 2-4
Shënues: Fatjon Sefa 33’, Renato Mallota 89’ /Erjon Vuçaj 29, Arlind Nora 53’, Arlind Nora 81’ (p), Erjon Vuçaj 88’

Besa-Tirana 1-1
Shënues: Daniel Xhafaj 83’ (p)/ Sebino Plaku 86’

Kastrioti-Teuta 3-0
Shënues: Rigers Hoxha 44’, Renato Kalari 51’ Olsi Gocaj 71’

Skënderbeu-Shkumbini 3-1
Shënues: Milain Guerrib 20’, Elton Lika 31’, Enco Malindi 61’ /Sokol Branica 66’

Gramozi-Vllaznia 1-2
Shënues: Armand Sadiku 57’ / Zeljko Mrvaljevic 77’, Shtubina 89’

Flamurtari-Apolonia 1-0
Shënues: Migen Memelli 49’ (p)

Renditja
1. Dinamo 58
2. Besa 50
3. Laçi 48
4. Tirana 48
5. Flamurtari 44
6. Vllaznia 43
7. Shkumbini 42
8. Skënderbeu 41
9. Kastrioti 39
10. Teuta 39
11. Apolonia 38
12. Gramozi 22


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 30 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›