E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 31, rezultatet e ndeshjeve

www.albania-sport.com - Java e 31-të e Kategorisë Superiore ofroi “bamirësinë” e radhës së Dinamos në humbjen 4-2 me Laçin në “Qemal Stafa”, e gjashta rresht për kampionen në fuqi. Besa dhe Tirana ndanë nga një pikë në barazimin 1-1 në Kavajë. Kastrioti shkatërroi Teutën (3-0) në Krujë. Flamurtari fitoi 1-0 derbin me Apoloninë (gol i të zakonshmit Memelli). Skënderbeu nuk fali Shkumbinin (3-1), ndërsa Vllaznia fitoi në Ersekë me Gramozin (2—1). Renditja: Dinamo (58), Besa (50), Laçi (48), Tirana (48), Flamurtari (44), Vllaznia (43), Skënderbeu (41), Shkumbini (41), Kastrioti (39), Teuta (39), Apolonia (38) dhe Gramozi (22)

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 31, 30.04.2010, 14:00

Dinamo-Laçi 2-4
Shënues: Fatjon Sefa 33’, Renato Mallota 89’ /Erjon Vuçaj 29, Arlind Nora 53’, Arlind Nora 81’ (p), Erjon Vuçaj 88’

Besa-Tirana 1-1
Shënues: Daniel Xhafaj 83’ (p)/ Sebino Plaku 86’

Kastrioti-Teuta 3-0
Shënues: Rigers Hoxha 44’, Renato Kalari 51’ Olsi Gocaj 71’

Skënderbeu-Shkumbini 3-1
Shënues: Milain Guerrib 20’, Elton Lika 31’, Enco Malindi 61’ /Sokol Branica 66’

Gramozi-Vllaznia 1-2
Shënues: Armand Sadiku 57’ / Zeljko Mrvaljevic 77’, Ndricim Shtubina 89’

Flamurtari-Apolonia 1-0
Shënues: Migen Memelli 49’ (p)


Java 32: 15.05.2010

Java 33: 22.05.2010


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 30 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›