E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionia Dinamo, numrat e krizës

www.albania-sport.com- Dinamo, kampionia e sezonit 2009-2010, prej nëntë javësh është përfshirë në një krizë të plotë rezultatesh në fazën e tretë, duke dëshmuar me “dëshirë” apo jo se nuk e ka më shkëlqimin e padrones së dy fazave të para, kur grumbulloi 54 pikë në 22 ndeshje.

REKORD NEGATIV
Gjashtë humbje rresht. Është një rekord unikal negativ në historinë e klubit që këtë vit feston 60-vjetorin e krijimit dhe titullin e 18-të kampion. Asnjëherë më parë klubi blu nuk e kishte përjetuar këtë ecuri të shëmtuar, madje me 3 humbje rresht në shtëpi (Vllaznia, Teuta, Laçi) dhe katër ndeshje pa fituar, duke përfshirë edhe barazimin 1-1 me Kastriotin.

FITORJA E FUNDIT
Triumfi i fundit i Dinamos daton, më 20 mars 2010, kur fitoi 1-0 ndeshjen e zhvilluar në Krujë me Gramozin e vendit të fundit. Kjo ishte dhe ndeshja e parë e fazës së tretë. Në tetë ndeshjet e tjera të pjesës përmbyllëse të sezonit kampionia e re Shqipërisë ka koleksionuar 7 humbje (gjashtë rresht dhe 1 barazim (1-1 me Kastriotin në “Qemal Stafa”.

VETËM 4 PIKË
Dinamo dominoi plotësisht dy fazat e para të kampionatit, duke krijuar një diferencë të qartë ndaj Besës së vendit të dytë, të cilën e mundi dy herë në përballjet direkte, duke mbyllur edhe përfundimisht çështjen e titullit kampion. Kontrasti është i dukshëm: në dy fazat e para grumbulloi 54 pikë (22 ndeshje), ndërsa në 9 ndeshjet e fazës së dytë, vetëm 4 pikë (skuadra e dytë më e dobët, së bashku edhe me Shkumbinin).

HUMBJET NË SHTËPI
Dinamo e këtij sezoni ka pësuar 9 humbje, shumë për një kampione, por që ajo vihet re janë 3 humbjet në shtëpi (Vllaznia, Teuta, Laçi), ndërkohë që humbjet në transfertë janë gjashtë të tilla, ku kulmon ajo 4-0 me Shkumbinin në Peqin.

GOLAT E PËSUAR
Edhe pse kryeson kampionatin me 8 pikë dhe ka diferencën më të mirë në raportin gola të shënuar (50) me ata të pësuar (36), blutë me një nga portierët me përvojë në kampionat, Elvis Kotorin (dy ndeshje ka luajtur Hoxha) kanë pësuar 36 gola, duke pasur mbrojtjen e gjashtë më të dobët. Në nëntë ndeshjet e fazës së dytë ka pësuar 18 gola (2 gola për ndeshje).

MATEMATIKA E RENDITJEVE
Është shumë interesant fakti. Dinamo nuk kryeson asnjë nga renditjet specifike në raportin pikë të marra në ndeshjet brenda-jashtë. Në renditjen brenda, është Shkumbini në vendin e parë (38 pikë, 16 ndeshje), ndërsa Dinamo e dytë (35 pikë, 16 ndeshje). Por, Dinamo nuk është edhe ekipi që ka marrë më shumë pikë jashtë. Është sërish në vendin e dytë: Tirana (24 pikë, 15 ndeshje), Dinamo (23 pikë, 15 ndeshje). Gjithsesi, në total, Dinamo është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë: 58, duke lënë në vendin e dytë Besën (50 pikë).

DINAMO NË 31 JAVË
(31 ndeshje)
BILANCI: 31 ndeshje; 18 fitore, 4 barazime, 9 humbje, 58 pikë. Golaverazhi: 50 gola të shënuar, 36 të pësuar (+14).

DINAMO NË DY FAZAT E PARA
BILANCI: 22 ndeshje; 17 fitore, 3 barazime, 2 humbje, 54 pikë. Golaverazhi: 39 gola të shënuar, 18 të pësuar (+21).

DINAMO NË FAZËN E TRETË
(Nëntë ndeshje)

Java 23: Dinamo-Gramozi 1-0 (F)
Java 24: Skëndërbeu-Dinamo 4-3 (H)
Java 25: Dinamo-Kastrioti 1-1 (B)
Java 26: Flamurtari-Dinamo 2-1 (H)
Java 27: Dinamo-Vllaznia 1-2 (H)
Java 28: Apolonia-Dinamo 2-1 (H)
Java 29: Dinamo-Teuta 1-2 (H)
Java 30: Shkumbini-Dinamo 1-0 (H)
Java 31: Dinamo-Laçi 2-4 (H)

BILANCI: 9 ndeshje; 1 fitore, 1 barazim, 7 humbje, 4 pikë. Golaverazhi: 11 gola të shënuar, 18 të pësuar (-7).

HUMBJET ME 4 GOLA TË DINAMOS
Java 16: Shkumbini-Dinamo 4-0
Java 24: Skënderbeu-Dinamo 4-3
Java 31: Dinamo-Laçi 2-4

3 HUMBJET NË TIRANË
Java 27: Dinamo-Vllaznia 1-2
Java 29: Dinamo-Teuta 1-2
Java 31: Dinamo-Laçi 2-4

RENDITJET SPECIFIKE
BRENDA
1.Shkumbini 38 pikë (16 ndeshje)
2.Dinamo 35 pikë (16 ndeshje)
3.Laçi 32 pikë (16 ndeshje)

JASHTË
1.Tirana 24 pikë (15 ndeshje)
2.Dinamo 23 pikë (15 ndeshje)
3.Besa 19 pikë (15 ndeshje)

RENDITJA NË TOTAL
1.Dinamo 58 pikë (31 ndeshje)
2.Besa 50 pikë (31 ndeshje)
3.Laçi 48 pikë (31 ndeshje)
4.Tirana 48 pikë (31 ndeshje)


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 30 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›