Superliga, Besa – Tirana 1-1

www.albania-sport.com - Besa ia doli të mbrojë vendin e dytë në renditje pas barazimit 1-1 me Tiranën në Kavajë. Pas një penalltie të pa dhënë (sipas kavajseve) dhe një shtyllë e Daniel Xhafaj në minutën e 79-të, formacioni i Shpëtim Duros realizoi i pari po me anë të sulmuesit vlonjat me penallti në minutën e 83-të (goli i 14-të sezonal për rë). Xhafaj tani është një gol më pak se sa lideri i “topçinjve”, sulmuesi i Apolonisë, Mladen Bërkiç.
Gëzimi i Besës zgjati vetëm tre minuta pasi Sebino Plaku barazoi në minutën e 86-të (goli i tij i gjashtë sezonal, 2 me Dinamon).
Të tri ndeshjet sezonale midis Besës e Tiranës janë mbyllur në barazim (0-0 1-1 1-1). Ky ishte barazimi i 43-të midis dy ekipeve në 128 ndeshje (16 fitore Besa 69 fitore Tirana).
Kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i sezonit, me Dinamon kampione, Besa (50 pikë) ka një avantazh prej dy pikësh ndaj dy ndjekësve të saj më të afërt, Laçit dhe Tiranës (të dyja nga 48 pikë). Të shtunën, më 9 maj, Besa do të diskutojë finalen e Kupës së Shqipërisë me Vllazninë në “Qemal Stafa”. Kupa është dhe objektivi kryesor i klubit të presidentit Bizhdili, i cili synon ta fitojë për herë të dytë atë.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 31, 30.04.2010, 14:00
Dinamo-Laçi 2-4
Shënues: Fatjon Sefa 33’, Renato Mallota 89’ /Erjon Vuçaj 29, Arlind Nora 53’, Arlind Nora 81’ (p), Erjon Vuçaj 88’
Besa-Tirana 1-1
Shënues: Daniel Xhafaj 83’ (p)/ Sebino Plaku 86’
Kastrioti-Teuta 3-0
Shënues: Rigers Hoxha 44’, Renato Kalari 51’ Olsi Gocaj 71’
Skënderbeu-Shkumbini 3-1
Shënues: Milain Guerrib 20’, Elton Lika 31’, Enco Malindi 61’ /Sokol Branica 66’
Gramozi-Vllaznia 1-2
Shënues: Armand Sadiku 57’ / Zeljko Mrvaljevic 77’, Shtubina 89’
Flamurtari-Apolonia 1-0
Shënues: Migen Memelli 49’ (p)
Renditja
1. Dinamo 58
2. Besa 50
3. Laçi 48
4. Tirana 48
5. Flamurtari 44
6. Vllaznia 43
7. Shkumbini 42
8. Skënderbeu 41
9. Kastrioti 39
10. Teuta 39
11. Apolonia 38
12. Gramozi 22
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 30 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili