E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramozi – Kastrioti 0-0. EkuilibërGramozi nuk është ambientuar me mentalitetin e fituesit në Superligë, pasi është skuadra që ka regjistruar më shumë barazime në tetë javët e para, katër të tilla

Rrjetet sociale:

Gramozi e Kastrioti ndanë nga një pikë në barazimin e bardhë Ersekë, por me krutanët e kënaqur nga transferua e vështirë kolonjare, për më tepër që në bankinë drejtoheshin në zëvendëtrajneri Shaban Dollaku, teska trajneri i parë, i pezulluari Ramazan Ndreu, e ndoqi ndeshjen nga tribuna.

Edhe pse djemtë e Agim Canajt zhvilluan volum të madh loje, nuk arritën të shënonin në portën e Kastriotit, një skuadër që ashtu si Gramozi ka ardhur këtë sezon nga Kategoria e Parë.

Mesa duket, ende Gramozi nuk është ambientuar me mentalitetin e fituesit në Superligë, pasi është skuadra që ka regjistruar më shumë barazime në tetë javët e para, katër të tilla. 

Trajneri Agim Canaj, pranoi pas ndeshjes se te lojtarët e tij mbizotëron tensioni e skuadra ende nuk e ka gjetur liderin e saj.

Drejtuesit e Kastriotit, nga ana e tyre shprehën kënaqësinë e marrjes së pikës në transfertë, pasi sipas tyre Gramozi luajti më mirë sidomos në pjesën ë e dytë.

Gramozi u ngjit në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Kastrioti në atë të 9 pikëve. Në javën e 9-të, Gramozi do të përballet në Tiranë me Dinamon.

Gramozi-Kastrioti 0-0

Gramozi: Toçi, Kukaj, Peci, Semina, Rustemi (46’ Bajollari), Rexhepi, Babaj, Oliveira (65’ Shaqiri), Lena, Hyseni, Dos Sants (75’ Sadiku). Trajner: Agim Canaj

Kastrioti: Mustafa, Shala (54’ Caca), Grisha, Kalari, Shameti, Isufi, Shenaj, Braho (70’ Teqja), Cacaj, Abazaj, Pema (85’Lila) Trajner: Shaban Dollaku

Gjygjtar:  B. Pashaj , D.Rexha , E.Bicaku
Kartonë të verdhe: Kukaj, Bajollari, Hyseni/  Caca
Numri i klikimeve - 1807
  E Shtune, 24 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›