E Diel, 1 Nëntor 2026

Laçi – Vllaznia 3-1: SurprizaKjo ishte humbja e pestë në transfertë e Vllaznisë në po aq takime

Rrjetet sociale:

Laçi regjistroi një fitore madhështore 3-1 ndaj një Vllaznie tërësisht në krizë identiteti ne javen e 8-te te Kategorise Superiore, në një takim të ndjekur edhe nga trajnerët e Kombëtares A, Josip Kuzhe dhe ai i Kombëtares U-21, Artan Bushati.

Pas një pjesë të parë të bardhë, fraksioni i dytë foli plotësisht për ngjyrat “bardhë e zi” të Laçit të Stavri Nicës. Golat për laçjanët u shënuan nga Arlind Nora (50’), Emiljano Veliaj (63’) dhe Valdano Nimani (70’). Golin e nderit për Vllazninë u shënua nga mesfushori kosovar Fetim Kasapi (82’).

Kjo ishte edhe humbja e pestë në transfertë e Vllaznisë në po aq takime, duke dhënë një sinjal të qartë se 9-herë kampionia e Shqipërisë ka shumë probleme brenda saj, të cilat nuk mund të korrigjohen me ndërrimet e trajnerëve.

Trajneri i Laçit, Stavri Nica, menjëherë pas fitores së bujshme, tha: “E merituam fitoren. Pjesa e parë ishte e barabartë. Vllaznia na vuri në vështirësi. Reaguam pjesën e dytë dhe e kërkuam fort fitoren”.

Laçi u ngjit në kuotën e tetë pikëve, ndërkohë që Vllaznia në atë të 7 pikëve.

Kategoria Superiorë
Java e 8-të

Të shtunën, 24 tetor
14:00 Laçi-Vllaznia         3-1
50’ Arlind Nora, 63’ Emiljano Veliaj, 70’ Valdano Nimani/ 82’ Fetim Kasapi

14:30 Gramozi-Kastrioti     0-0

14:30 Tirana-Teuta        1-0
79’ Gjergji Muzaka, 90’ Bledar Devolli

Të dielën, 25 tetor
13:00 Skënderbeu-Dinamo
14:30 Flamurtari-Shkumbini

Të hënën, 26 tetor
14:30 Besa-Apolonia

Numri i klikimeve - 1803
  E Shtune, 24 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›