Java 8. Lushnja –Burreli 4-0 Heroi i takimit ishte kavajasi 30-vjeçar Dorian Bubeqi, i cili realizoi tre nga katër golat e lushnjarëve

Rrjetet sociale:
Lushnja luajti poker me Burrelin në fitoren 4-0 me matjanët në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë së Parë, por heroi i takimit për formacionin e Artan Banos, ishte kavajasi 30-vjeçar Dorian Bubeqi, i cili realizoi tre nga katër golat e lushnjarëve në minutat 37, 42 e 55. Golin e katërt e shënoi beratasi Klodian Arbëri në minutat e fundit të takimit. Lushnja u ngjit në kuotën e 15 pikëve.
Kategoria e Parë
Java 8,
Të shtunën, 24.10.2009
Kamza-Gramshi 0-0
Lushnja-Burreli 4-0
Elbasani-Memaliaj 1-0
Luftëtari-Bylis 0-2
Besëlidhja-Bilishti 3-0
Ada-Skrapari 7-1
Turbina-Sopoti 3-1
Të hënën, 26.10.2009
Pogradeci-Partizani
Numri i klikimeve - 1808
E Shtune, 24 Tetor 2009