Orkez Prushi, kampioni i bodybuildingNë edicionin e sivjetshëm pati një pjesëmarrje të madhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, Ulqini e Mali Zi, por në finale u kualifikuan 20 garues

Rrjetet sociale:
Federata Shqiptare e Badibillding zhvilloi më 24 tetor, në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, kampionatin mbarëkombëtar “Bodybulding 2009”. Sipas sekretarit të kësaj federate, Rando Kukeli, fitues u shpallën në kategorinë e të rinjve, të rriturve, si dhe kampioni absolut mbarëkombëtar.
“Në edicionin e sivjetshëm pati një pjesëmarrje të madhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, Ulqini e Mali Zi, por në finale u kualifikuan 20 garues, ku spikati niveli i lartë cilësor dhe një rivalitet i fortë ndërmjet tyre.
Theksojmë se për herë të parë Shqipëria arrin të marrë edhe titullin absolut të kampionit mbarëkombëtar”, tha për “Panorama Sport” sekretari i Federatës Shqiptare të Badibillding, Rando Kukeli. Kampion absolut mbarëkombëtar për edicionin e 2009-ës u shpall Orkez Prushi i Tiranës.
Olgert Serani (Gazeta Panorama Sport)
Fituesit
Të rinj
Endri Pantazi (Tiranë)
Erjon Selgjekaj (Shkodër)
Mikel Kopsaj (Shkodër)
Të rritur
Orkez Prushi (Tiranë)
Dorian Fataj (Skrapar)
Taulant Jakupi (Tiranë)
Kampion Absolut Mbarëkombëtar
Orkez Prushi (Tiranë)
Endri Pantazi (Tiranë)
Sherif Luga (Prizren)
Numri i klikimeve - 6607
E Hene, 26 Tetor 2009