E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton kampionati botëror i mundjes

Lidion Kulla (Mediasat)- Pas kampionatit Evropian të Peshëngritjes që zhvillohet në Durrës një tjetër aktivitet ndërkombëtar ka startuar në kryeqytet. Bëhet fjalë për kampionatin botëror të Mundjes i cili ka hapur siparit e tij mbrëmjen e së shtunës në një prej ambjenteve të Pallatit të Sportit Asllan Rusi. Ky është kampionati i tretë botëror dhe si asnjëherë tjetër në këtë kompeticion marrin pjesë 20 ekipe.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin presidenti i federatës shqiprate të mundjes, sekretari i përgjithshëm Viron Bezhani, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Mundjes Rafael Martinet, përfaqësues të ministrisë se Sportit dhe të KOKSH. Ekipet pjesëmarrëse parakaluan në tapetin e një prej ambjenteve të pallatit Asllan Rusi, dhe më pas ishin organizuar disa aktivitete te tjera.
Por ky kampionat nuk do të zhvillohet vetëm në pallatin e Sportit Asllan Rusi, ai do të shtrihet edhe në qytetin e Durrësit, për dy disiplinat e tjera, atë të mundjes në rërë, dhe Sambo. Por në krahasim me emrin "Kampionat Botëror", ambjentet në të cilën po zhvillohet ky aktivitet lenë shumë për të dëshiruar, dhe nuk e justifikojnë aspak këtë emër. Gjithsesi ky aktivitet zhvillohet nga Federata Ndërkombëtare e Mundjes në bashkëpunim me atë shqiptare, dhe mbështetet edhe nga Komiteti Olimpik Shqiptar dhe nga Ministri e Sportit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›