Policia shoqeron trajnerin e Besës, Ilir Daja

Ndeshja Shkumbini-Besa (1-0) përvec anës sportive ka pasur edhe një shfaqje të shëmtuar në dhomat e zhveshjes. Trajneri Ilir Daja është shoqeruar nga policia e Peqinit, pasi sipas saj autoriteteve policore, tekniku i Besës është konfrontuar e qëlluar pas një debati me homologun e tij te Shkumbini, Gugash Magani. Forcat e policise ndërhynë me pas e shoqëruan trajnerin Daja per ne komisariat. Bekim Kuli, duke folur për "Ora Sport", pranoi incidentin dhe se ishte qepur tri herë në buzë. Aktualisht futbollisti i Besës, ndodhet në shtëpinë e tij në Kavajë.