E Diel, 1 Nëntor 2026

Java 3, Skënderbeu kryeson i vetëm

Skënderbeu morri kryesimin i vetëm me pikë të plota pas tri ndeshjeve, 9, falë fitores së ngushtë 2-1 kundër Kastriotit në takimin e javës së tretë të Kategorisë së Parë të zhvilluar në fushën asnjanëse të Bilishtit. Cipi (35) e Cajku (76') realizuan për skuadrën korcare, ndërsa për krutanët golin e vetëm e shënoi Prela (45'). Kjo ishte fitorja e 6-të e Skënderbeut kundrejt po kaq të Kastriotit në 13 takime (1 barazim).
Në ndeshjet e tjera, Sopoti mundi Luftëtarin (1-0, gol i Hajdarit në të 60'), Pogradeci e Skrapari u ndanë në barazim 1-1: Kllogjeri e Kotorri autorë të golave për skuadrat respektive.
Gramozi arriti fitoren e dytë sezonale kundër Lacit (2-1) falë brazilianit Dos Santos, i cili realizoi në minutat 5 e 38, duke bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Xhetanit (30').
Besëlidhja u rikthye te fitoraj, duke mposhtur Adën 3-0. Të dielën luhen Naftëtari-Burreli, Turbina-Bilisht Sport dhe Tërbuni-Dajti.
KATEGORIA E PARE
JAVA III

E shtunë, 20.09.2008
Besëlidhja-Ada 3-0
Nd: 5; 4F, 0B, 1H. Golat: 14-1
Sopoti-Luftetari 1-0
Nd: 5; 3F, 1B, 4H. Golat: 6-4
Pogradeci-Skrapari 1-1
Nd: 3; 1F, 1B, 1H. Golat: 2-3
Gramozi-Laci 2-1
Nd: 1; 1F, 0B, 0H. Golat: 2-1
Skënderbeu-Kastrioti 2-1
Nd: 13; 6F, 1B, 6H. Golat:13-17

E diel, 21.09.2008
Naftëtari-Burreli B.Breshani
Nd: 6; 2F, 3B, 1H. Golat: 5-7
Turbina-Bilisht S. E.Sino
Nd: 4; 2F, 0B, 2H. Golat: 7-7
Tërbuni-Dajti S.Bogdani
Nd: 0; 0F, 0B, 0H. Golat:0-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›