E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java VIII e Gjuhës Italiane në Botë, tashmë edhe në Shqipëri



Nga data 20-26 tetor, do të zhvillohen në Tiranë dhe në rrethe aktivitete të ndryshme nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me institucionet kulturore shqiptar, Depatamentin e Italianistikës të Universitetit të Tiranës, Akademinë e Arteve, Teatrin e Operas dhe Baletit, Bibliotekën Kombëtare, etj. Kjo iniciativë ndërmerret në kuadrin e Javës së tetë të Gjuhës Italiane në Botë, e cila paraqitet nën logon “L’italiano in piazza” (Italishtja në shesh). Manifestimi, i promovuar nga Ministria e Punëve të jashtme dhe nga Akademia Crusca, ka për qëllim përhapjen e gjuhës italiane nëpër botë. Ai do të paraprihet nga një seminar me temë “L’italicità e i media nei Paesi dell’Europa Sud Orientale”, i organizuar nga Komuniteti Radioteleviziv Italofon, i ftuar në Tiranë. Pas dy ndërhyrjeve të prof. Emanuele Banfi dhe të shkrimtares Elvira Dones mbi rolin dhe prezencen e gjuhës e të kulturës italiane në Europen JugLindore, do të ndeshen ekperiencat radiotelevizive aktuale dhe mundësitë e ofruara nga mediet e reja, për të diskutuar kështu në një tryezë të rrumbullakët mbi perespektivat e së ardhmes.
Siç thamë dhe më parë, nën temën “L’italiano in piazza” do të zhvillohen një sërë aktivitetesh duke në fusha të ndryshme si teatri, baleti, letërsia, kinemaja, muzika dhe arkitektura. Gjithashtu, nuk do të mungojnë spektaklet dhe koncertet.
Në rrafshin e studiuesve do të zhvillohen edhe një sërë konferencash linguistike në universitete të ndryshme të vendit.

16 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›