E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhenet Xhekson anulon tre koncerte, ende mister sëmundja



Vëllai i Xhenet Xhekson, Rendi ka deklaruar se motra e tij “vuan nga një patologji që i shkakton dhimbje të forta dhe marrje mendsh”. Por misteri për sëmundjen e yllit të muzikës vazhdon.
Ajo ka anuluar tre koncerte, njërin që do të zhvillohej të dielën në Ankasvil në Konektikat dhe dy të tjerë në Nju Jork që do të zhvilloheshin të hënën. Xhenet Xhekson u ndie keq më 29 shtator gjatë provave për një koncert në Montreal. Ajo u shtrua në spital për disa orë dhe mjekët i rekomanduan një periudhë pushimi absolut. Që atëherë janë anuluar të gjitha shfaqjet në Boston Filadelfia dhe Atlanta. Dy herë gjatë kësaj kohe asaj iu desh të vazhdonte turneun dhe dy herë mjekët e këshilluan të linte mënjanë kuriozitetin për natyrën për shkak të sëmundjes misterioze që iu shfaq papritur. Të mërkurën këngëtarja duhet të merrte pjesë në shfaqjen “Verizon Center” në Uashington por sërish ekziston rreziku i anulimit. Organizatorët kanë bërë të ditur se të gjitha koncertet që nuk janë zhvilluar do të zëvendësohen por ende nuk dihet kur. Burimet pranë Xhenet kanë bërë të ditur se ajo përkohësisht po qëndron në shtëpi ku po i nënshtrohet rreptësisht trajtimit mjekësor.

Mel Bi: “Nuk kam nevojë për truprojë”

Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls”, Melani Braun, nuk e ka në plan të punësojë një truprojë, pavarësisht se së fundmi e kishte sulmuar një person në aeroport. Këngëtarja ishte shqetësuar pasi ajo, vajza e saj njëvjeçare, Angel Iris, dhe burri i saj, Stiven Belafonte, ishin përballur me një njeri të nevrikosur pas arritjes së tyre në Aeroportin Heathrou të Londrës të dielën e kaluar. Megjithatë këngëtarja nuk dëshiron ta ndryshojë mënyrën e saj të të jetuarit dhe të angazhojë një truproje i cili do t’i ofronte asaj siguri. “Nuk do të më bënte të ndjehem më e sigurt. Mendoj se të kesh një truproje e nxit më shumë vëmendjen e të tjerëve. Ajo që ndodhi në aeroport nuk ndodh gjithmonë, prandaj nuk ka nevojë për panik”,- ka thënë Mel Bi.

Xhorxh Majkëll koncert në Emiratet e Bashkuara

Këngëtari i muzikës pop Xhorxh Majkëll ka nënshkruar një kontratë që ka vlerën 1.7 milionë dollarë për t’u paraqitur në hotel luksoz në Abu Dhabi muajin e ardhshëm. Pas performancës në Londër gjatë muajit gusht, këngëtari ishte shprehur se kishte hequr dorë nga koncertet, megjithatë ky lajm vërteton se ai nuk është gati ta braktisë pasionin e tij që e bëri të njohur në mbarë botën, pasi ka pranuar të performojë në një Hotel luksoz në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara. Sipas të përditshmes britanike “Daily Mirror”, një biletë për koncertin e çuditshëm të Xhoxh Majkëllit do të kushtojë rreth 350 dollarë.

Xhenifer Lopez e penduar për publikimin e fotove të binjakëve

Pasi ka publikuar fotografitë e binjakëve të saj në revistën amerikane “People”, këngëtarja Xhenifer Lopez është penduar dhe nuk mund ta bëjë gjumin të qetë. Fotografitë e dy vogëlushëve të porsalindur Emi dhe Maks u shitën për 6 milionë dollarë. “Më propozuan një shumë të tillë pikërisht se e dinin që unë isha kundër kësaj dhe tani sinqerisht jam shumë e penduar për atë që kam bërë”,- ka rrefyer këngëtarja. Kur të rriten binjakët, a do mund të falin nënën e tyre? Duke marrë parsysh shumën e derdhur në llogarinë bankare të gjithësecilit, vështirë të mendosh të kundërtën.

16 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›