E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madona dhe Riçi do të ndahen



Martesa ka përfunduar mes Madonës dhe Gai Riçit. E përjavëshmja angleze “Sun” e quan të sigurt këtë dhe shkruan se asnjë gjë smund të bëhet për të ndalur ndarjen. E bën më të sigurt lajmin edhe përgjigjia e këngëtares “no koment”. Pavarësisht zërave për një largim nga njëri tjetri, ata kanë jetuar bashkë për tetë vjet dhe vazhdojnë t’i mohojnë këto lajme. “Sun” këtë radhë shprehet se është e sigurt për informacionin pasi ai vjen nga një burim i sigurt i cili ka rrëfyer se “këngëtarja e popit tashmë 50 vjeç dhe bashkëshorti i saj 40 vjeç nuk munden më të jetojnë bashkë. Po sipas këtij burimi, zonja Çiçone dhe regjisori “nuk mund të shtiren pas gjithë ngjarjeve të fundit. Gjatë verës, pas zhurmës që shkaktoi historia e Madonës me lojtarin e basketbollit Aleks Rodriguez, u shprëndanë zërat se asnjë gjë nuk mund të ishte më si më parë edhe pse të dy u munduan tepër ta kalonin këtë fazë.
Ky nuk do të jetë divorci i parë për madonën që më parë ka qenë e martuar me regjisorin Shon Pen dhe ka tre fëmijë: Lourdesin të lindur nga një lidhje e mëparshme, Rokon që lindi nga martesa me Riçin dhe Dejvid Bandën që ka lindur në Malaui dhe që së bashku me Riçin mundën ta adoptonin në muajin maj të këtij viti.
Tashmë mediat po bëjnë llogaritë se sa duhet t’i paguajë madona bashkëshortit të saj pas divorcit.

16 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›