E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, digjet një godinë në zonën muzeale, shkak shkëndija elektrike

GJIROKASTËR- Një godinë e braktisur në zonën muzeale në Gjirokastër është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Zjarri ka rënë rreth orës 11.15 minuta në godinën e cila dikur ka qënë ndërmarrja e ujësjellësit.

Sipas policisë shkak për zjarrin ka qënë një shkëndijë elektrike, ndërsa mbetjet e shumta urbane në këtë godinë kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve të zjarrit.

Ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikëses ka qënë e vështirë, për shkak të afërsisë së godinës me objketet e tjera të zonës muzeale. Zjarri ka rrezikuar seriozisht edhe dyqanet e objektet e tjera në këtë zonë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›