E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e 27-te e Superliges fitojne Tirana e Vllaznia

Tirana mundi 4-0 Laçin, ndërsa Vllaznia fit0i 3-1 kundër Dinamos. Këto janë rezultatet e dy ndeshjeve të fundit që mbyllën dhe javën 27-të të Superligës. Ndryshe nga të gjitha parashikimet, Tirana e ka patur shumë të lehtë fitoren ndaj laçianëve që kërkonin të ruanin serinë pozitive me objektivin për të siguruar vendin e tretë.

Në “Qemal Stafa” bardheblutë e kryeqytetit do të dominonin ndeshjen dhe do të mbyllnin pjesën e parë me avantazhin e dy golave. Epërsia e vendasve do të siglohej nga Gilman Lika, ndërsa Hyka do të dyfishonte rezultatin, duke bërë që skuadra e drejtuart nga Kërsticevic të kthehej e qetë në dhomat e zhveshjesh.

Me rikthimin në fushë, Tirana do të merrte sërish kontrollin e lojës, duke shënuar dhe dy gola të tjerë. Kapiteni Andi Lila do të shënonte golin e tretë nga pika e penalltisë, përpara se Hyka të vuloste përfundimisht suksesin e Tiranës me golin e katërt. Pas kësaj fitoreje bardheblutë janë ngjitur në kuotën e 41 pikëve duke iu afruar Laçit që mbetet në vendin e katërt me 2 pikë më shumë.

Një fitore të rëndësishme ka arritur Vllaznia, e cila konsolidon veten në vendin e trëtë, që do të thotë një biletë për në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm. Shkodranët kanë mundur 3-1 Dinamon.

Dy gola të Sukaj në pjesën e parë dhe një i shënuar nga Shtubina në të dytën kanë bërë të pavlefshëm golin e Vilës nga pika e penalltisë që ngushoti përkohësisht rezultatin e ndeshjes.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›